AMBIENTI
.
Kur thua në një ambjent,
Se ke dhimbje për qenin,
Shumë nga miqtë të quan budalla,
Tek psikiatria ta tregojnë vëndin!
.
Në një tjetër ambjent,
Të flasish vetem për poezinë,
Njëri tjetrin shohin dhe pëshperisin,
Kjo e paska vëndin, vetem në çmendinë!
.
Në çfardo ambjenti që të jeshë,
Nëse flet për politiken dhe parlamentin,
Madje të gjithë të japin 100% të drejtë,
Ngrihen në këmbë e ta lëshojnë vendin!
.
Në çdo ambient, po të jeshë i pasur të cilsojnë hajdut,
Të jeshë i varfër bëhesh me turp,
Kështu i thonë kësaj pune,
Terhiqe perin dhe mos e këput!
.
I varfëri e ka zemren të bardhë
Por askush nuk ja hedh sytë varfanjakut,
Në çdo ambient e pret miqësinë për ti ardhë,
Me bujari ju hap deren e konakut!
.
Ka njerëz që me fantazinë e shfrenuar,
Mbivlersojnë ambiente si diskoteken,
Rrealisht jeten e lënë pa vlersuar,
Duke përçmuar librin dhe biblioteken!
.
E shikoni që paska me dhjetra ambjente,
Për njerzëit si dele dhe njerëzit si dhelpra,
Mua si Gjyste më pelqen vetem një ambient i rrallë,
A e dini s ku ndodhet vallë…..?
.
Ambjenti ku çdo burrë e çdo grua,
Shikon vetem punen e vet,
Ky ambjent i bukur dhe i rrallë,
Thonë se gjendet vetem në “përrallë”
.
Gj. Dajani………Lezhë