Erdhe pa trokitur i shpikur virus
E gjithë universit ja vodhe qetësin
Sa shpejt u përhape i përball armik
Po na mbyt ç’do ditë pak nga pak .
Sa e çuditshme! seç më shohin sytë,
Gjith drita e diellit është derdhur nder sy,
Përfshirë në panik e gjithë kjo botë
Tani së bashku, po lundrojmë në ujërat
Që nuk kemi lundruar kurrë më parë.
Nuk jam ende e sigurt E ëmbël jetë
E sotmja në dilem ,e nesërmja çfarë do sjell
Ky virus armik i fshehtë është djalli vet,
Pa mëshirë të vret ,
Eh , sa kohë do të funksionojë?
E kafshoj buzën digjem e tëra
Si gjithë yjet mbledhur në një stinë vere,
Aty ku dëshira, shpirtin heq zvarre,
Pranvera rrin zgjuar , përkëdhel heshtja ,
Në izolim me shumë kujdesje ,
Si e gjithë bota e ngrirë ,përpiqemi t`ja dalim mbarë .
Si gjith lulet e çelura në pranverë ,
Një shkëndij drite, nga nata e errët
Një drite shpresë ndezur
Me ndihmën dhe lutjet e Zotit
Të na rruaje ne dhe e gjithë botën
Virusin ta largojë.