19.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Me poeten Shkurte Shkurte Povataj

Shkruar nga Ahmet Pllana

Prishtinë, 23 korrik – Këto ditë, për lexuesit doli nga shtypi një libër i ri. Ky libër me poezi mbanë titullin “Shpresat e ringjallura” i autores Shkurte Povataj, tanimë i botuar, sjellë për lexuesit një libër me poezi mjaft të mira dhe me përmbajtje, që janë kuptimplote, por njëkohësisht kanë edhe art dhe mesazhe të qarta. Libri i ri “Shpresat e ringjallura” është i ndarë në katër cikle: “Rreze lirie”, “Nënë, emër i ngulitur në zemër”, “Në sytë tuaj shihet dashuria” dhe “Të ecim pa paragjykime”, ndërsa libri është mjaft voluminoz, ka 89 poezi të natyrave të ndryshme, sikurse poezi atdhetare, shoqërore, sociale dhe të dashurisë.

Redaktor i librit është Asllan Qyqalla, recensent Ahmet Pllana, lektor Fatmir Halimi, dizajni Art Shala, ballina Bujar Kryeziu.

Autorja Shkurte Povataj përmes imagjinatës poetike ka arritur që t’i shkruajë poezitë e saj me përmbajtje dhe me mesazhe të qarta, duke gjetur frymëzim nga një ambient natyror shumë i bukur dhe i pasur florë dhe faunë, ku autorja jeton, ku ka kodra të larta shumë të bukura, ka pyje, pemë, rrjedhje uji, ajri dhe uji shumë i pastër dhe i kthjellët si loti, natyrë shumë e bukur dhe me plot gjelbërim.

Gati të gjitha poezitë janë të shkruara në veten e parë, gjë që tek lexuesi le të kuptohet se ngjarjet që i përshkruan autorja në poezitë e saj, janë ngjarje të saj.

Mirëpo, e vërteta është se nuk janë ngjarje të saj nga jeta, por janë imagjinatë e poetes, e cila në poezitë e saj në mënyrë shumë të bukur artistike i ka paraqitur ngjarjet, ndodhitë apo karakteret dhe raportet në shoqëri.

Autorja ka një aftësi të veçantë që, siç thotë ajo, kur i vjen frymëzimi, vargjet i shkruan menjëherë dhe më pas i publikon kryesisht në media elektronike, ku i pëlqejnë shumë lexues.

Poetja Shkurte Povataj thotë: “Ka ndodhur që ndonjë lexues i ka keqkuptuar poezitë e mia, të cilat në të shumtën e rasteve i shkruaj në veten e parë, por nuk kanë të bëjnë me mua, por janë vetëm imagjinatë poetike. Si çdo poet ose poete që gjen frymëzim diku, edhe unë nga jeta gjej frymëzim.”

Libri me poezi i poetes Shkurte Povataj kryesisht përshkohet me poezi të natyrave dhe të kategorive të ndryshme, por më së shumti janë rreth shqetësimeve për jetën, por që në fund pas shqetësimeve, shpresa ringjallet dhe dominon mbi pesimizmin.

Shpresa e ringjallur kthehet në optimizëm, sepse shpresa gjithmonë mbetet ajo që e shtyn poeten të rrugëtojë suksesshëm.

Poetja ka shumë brenga, ka brenga për çdo gjë të keqe që e rrethon dhe që dëgjon për shoqërinë, për çdo gjë që nuk është në rregull dhe ashtu siç kërkohet.

Përmes poezisë poetja kritikon të metat dhe dobësitë që ndodhin në mesin tonë dhe këshillon që të evitohen, sepse shoqëria duhet ecur përpara.

Mu për këtë arsye, poetja shtron pyetjen ‘pse’ në fillim të vargut në shumë poezi. Kjo e bën edhe më të fortë poezinë, duke treguar për shqetësimet që ka poetja.

Ajo e ka brengën për atdheun, për shoqërinë se kah është duke ecur, për mbarësinë dhe largimin e të këqijave dhe të mbrapshtave që rrezikojnë jetën tonë, në atdheun tonë të dashur, në paqe e liri që tani e gëzojmë.

Poetja me poezitë e saj është një kritikuese e denjë dhe nganjëherë do të thosha i tejkalon kufijtë e shqetësimeve, gjë që asaj i sjell ‘vrerë’, derisa në anën tjetër shoqëria bën sehir dhe nuk largohet nga e keqja.

Poetja i dëshiron ndryshimet në shoqëri, e dëshiron rrugëtimin në demokraci dhe i mbron liritë dhe të drejtat e njeriut, që ato mos të cenohen asnjëherë si vlera sublime njerëzore, për askënd, askund dhe asnjëherë.

Poetja përmes poezive të saj të natyrës së dashurisë, shpreh shqetësim dhe brenga për gënjeshtrën në dashuri, për mashtrimin dhe lajthitjet në dashuri, kryesisht për shkak të lakmisë apo interesit.

Poezitë e Shkurte Povatajt janë vetëm imagjinatë poetike e ngërthyer në veten e parë dhe flasin për të tjerët dhe janë mesazh për të tjerët. Poetja me poezitë e saj ka arritur që të krijojë poezi të drejtpërdrejta dhe lehtë të kuptueshme, pa simbolika dhe figuracione të shumta poetike, ndonëse ato nuk mungojnë.

Me këtë poetja ka dashur që lexuesi t’i kuptojë me lehtësi poezitë, përkatësisht qëllimet dhe mesazhet që dalin nga ato.

Pra, mesazhet e poezisë së Povatajt janë shumë të qarta dhe me plot kuptim dhe mesazhe, duke sugjeruar të mirën dhe ikjen nga e keqja.

Poetja Povataj pas botimit të librit të parë me poezi (ky është libri i dytë i saj me poezi), mund të thuhet se ka arritur një pjekuri në ngritjen e poezisë në një nivel më të lartë, gjë që rezulton realisht, meqë poeti ‘piqet’ gjatë rrugëtimit krijues.

Poetes Shkurte Povatajt i urojmë të vazhdojë rrugëtimin e suksesshëm në krijimtarinë poetike, duke u sjellur lexuesve edhe libra të tjerë.

Ajo tashmë ka hyrë në botën e poezisë dhe nuk mund të dalë më, sepse siç thotë poetja ‘poezinë e ka në shpirt’.

“Poezinë e kam në shpirt. Ajo më jep jetë dhe kurajo, më jep vullnet dhe optimizëm, më jep shpresë dhe ngazëllim…, për të vazhduar më tutje me jetën dhe krijimtarinë poetike”, thotë poetja.

Shkruar nga Ahmet Pllana

Me thuaj ku je
te them ku gjindem
une vargu ytë kosova
ime tokë me gjak e ujitur
unë mergimtar ne rruget.
e botes pa gjuhë pa atdhe
dhe pa te ngroheten time fole
i lodhur i merzitur
e shum i raskapitur
per ty kosova ime
me thuaj ku je kosove
me politike katastrofëëëë
e pandemi ne shpin
pse kosove. per te gjitha
te keqijat ti hyn
ne librin e zise
me thuaj
kush eshte fajtori
une mergimtari
apo ti kosovari
pse keshtu. zij e perzi
a ka ma keq e ma zi
se mos me
gëzosh ketë liri
Sh.p
“””””””
Dua ta pikturoj
lotin me
ngjyrat të ylberitë
per veren. e bukur
qe po ikë si lume
dua ta pikturoj imazhin
vjeshtorë me fjalen
me të bukur. mos
e lesho ketë dore
me ngjyren e bardhe
bora do jetë piktuër
acari dhe stuhit
do te zhduken dikur
do te vije pranvera perseri
ne male dhe fusha
do te kete gjalleri
prap do të kendoj
bilbili në fshatin time
dallendyshet shtegtare
do të kthehen perseri
do te ndertojn fole
ne qdo qati
Sh.P
“”””””””””””””
Nanë
Pes muaj pa ty
dite po ikin. e malli
po shtohet per ty nane
nete po jan te gjata
e dita nuk po me shkon hiq
po te kujtoj ne ato vende
ku rrish ulur ti nanë
fetyra jote me rrin ne sy
nënë madhja.ime
thon se jeta vazhdon
po e vertet. po vazhdojka
edhe pa nanë
edhe pa babë
Nanë në pse mujorin tend
dhe mungesen tende te madhe
unë dua te kujtoj. veprat e tu
qe asnjheë nuk do ti harroj
do ti kujtojm me mallë teper ty
Nanë edhe pse kishe
një jetë me plot vuajt
dhe sakrific ti asnjë here
nuk u dorzove. nuk
te mposhti jeta.
dhe asnjëhere nuk na
ngushtove. neve me
as të vetem fjalë
shum rrall ke fol
per jeten tend.
sepse nanë per ty ishte
primare puna. dhe kete
e zgjodhe sepse me pune
thoshe kalohet koha
dhe hiqet merzija.
Nane ti asnjehere
ske dite te lodhesh.
dhe asnjë mengjes nuk te
ka gjet ratë në krevatë
lindjen e diellit ti nanë
ne fushe e ke priturë
O Nana ime.e shtrejta ime
kur po i shkruaj. keto fjal
shpirti po me ligeshtohet
dhe zemra po renkon
Nanë te kujtoj të buzqeshur
dhe i kujtojë ato dite të bukura
qe i patem bashkë
por nane te kujtoj edhe
te merzitur dhe shpersh
të gjej duke qajë
Nane me ka marr malli
me ti fshije lotet nga faqja
dhe me bisedue me tyje
me te than se unë
jam mir nanë dhe
se zoti keshtu e patë
shkrue per mue nanë
ateherë te puthja ne faqe
dhe ti nanë mi ferkoje
duart mi shterngoj
forte dhe me thoj
shyqyre qe je pran meje
Nane e dije se me shikon nga
large e dije qe je me mua
kah te shkoj une
Nane unë jam mirë
Nanë. te patem të fortë
bujarin. e pate në shpirte
ishe bamirse
e sincertë
dhe mbi të gjitha.
shum e repsekuar
Ne pse mujorin tend
nanë te them. fli e qetë
ne gjumin e thellë
dhimbjet e trupi të kan
pushuar per jetë
por na femit e tu per dite
e me shum e ndijem
dhimbjen tend
sotë nane dita eshte me diellë
dhe une erdha tek varri ytë nanë
me lotë e ujita varri. dhe lulet
qe ti kemi mbjellë sepse
i doje fortë lulet
Nanë une te thirra
me za dhe qava
me shpirte dhe zemer
Nana ime. fil e qetë
në gjumin e perjetsisë
13.02020 ketë date do ta
kujtoj me mallin per ty
nana ime.
Sh.P
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.