6.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Me poeten Sofia Gjinika

KUR ERDHËT JU

Kur erdhët në kopshtin tim qeshnit
U shuan gjithë mërzitjet tek unë
U zhduk errësira dhe sollët diellin
Dhe bari i shkurtër gjethet i tund.
Hapat më afrohen dhe hap krahët
Ujdisa këngën që ma donte zemra
Për mbesat dalin të ëmbla fjalët
Sa qeshte dhe pisha qerpik blerta.
Ndiqja mbrapa flutrat bukuroshe
Zërat ngjasojnë një bilbili zë ngrohtë
Bëhem një çast dhe unë vogëlushe
Dhe këngës i them mos ndal, mos.
Kur shoh faqet e tyre flakë të kuqe
Si mollë e si petalet e një trëndafili
Buzët me etje i shuaj me puthje
Dehem kur afrojnë kokën tek gjiri.
Me duart i thur flokëve gërsheta
Mes gazit të buzës përkëdheljet
Më hoqën ditëve të mia mjegullat
Bari i shkurtër në kopsht le të shkelet.

NDJEJ REALITETIN
Ndjej në trup realen, me dhimbje fizike
Vërdallë nuk ka atmosferë, por murë
Mure që ngushtohen dhe kanë rreziqe
Ftohin dhimbshëm e bëhen aventurë
Dje më shtrëngoj një dhimbje në gjoks
Kë të njoftojë, kë të mërzit, çfarë lë pas?
Të shkruajë një letër se kush më ka borxh
Më drridhej dora e letra mbeti e bardhë.
Problemi më i vogël më bëhet mundim
Dhe për të thënë një fjalë të zakonshme
Më duhet të shikoj gjerësinë e tërësinë
Vëndin, shkakun, efektet, pika e presjet.
Kuptoj, që jeta duhet jetuar pik për pik.
Dhe hapat të bëhen, ekuacion algjebrik.

ISHTE I LUMTUR
Ja grisi të gjitha rrobat veshur në trup
Me thonjtë e ashpër e dorë xhelati
Me nxitjen e etur të rinisë që kish dikur
E zë prej flokësh e zbret nga shtrati
Dëgjonte kundërshtimet e saj
Dhimbjen e tërheqjes zvarrë
Përgjigjet kundërshton me të sharë.
Të gjitha lëvizjet e tij vulgare
Të egra e të akullta buzët
Me një të mbytur frymëmarrje
Me gjak dhëmbët të mbushur
Kishte përshtypjen se diku tjetër
Dodhte kjo ngjarje e frikshme e egër
Plagë e vërtetë, dhomës të errët.

Agimi përulet në idhullin e saj

Brënda syve, tmerri i gjallë

Kërkon që të vishet, nuk e lejon,

Nga goja e pist diçka, belbëzon

Pastaj fillon dhe i fliste bukur

Kërceu tre herë lartë, sa qe e mundur

E përqafon, ishte i lumtur.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.