Pëshenòdetja që Zgjon Shpirtin .
Kur më thu nadja e mire,
zemra mu, me bahet mal.
Në atë moment, si një rreze drite,
hyri ngrohtësia në shpirtin tem.
Filloi lumturia të ecë nëpër damarë,
filloi gjallëria të zgjojë çdo ndjenjë të fjetur.
Një fjalë e mirë aq e thjeshtë,
por me peshë si dritë.
Sepse dita nis me dashuri,
dhe dashuria ndriçon çdo mendim të bukur.
Çdo mëngjes është një mundësi e re
të falim buzëqeshje, të mësojmë, të jetojmë me zemër të pastër.
Mirëmëngjesi i shpirtit është drita që s’perëndon kurrë.
Vetëvetja ishte ajo.
Vallëzonte zbathur edhe në shi,
Nuk donte tja dinte për asken.
Bukur hillte këmbet ,sikur të ishte ballerin,
Të ftohtit se ndalonin në asnji vend.
Ishte e bukur ajo vajzë dhe plot dritë,
Alegra, diellore plot ngjyra si askush.
Edhe pse mbase qante cdo ditë,
Malli qê kish në zemre ,e djegte si prush.
Kështu fillonte ditën ajo vajzë,
Edhe pse shenja vuajtje në fytyrë shifeshin.
I lidhte lart floket të pa krehur,e të gjate,
Drita shprese, në syte e saj i shëndrisnin.
Nuk e kish menduar kurre ta donte ,nuk deshironte , per me teper nuk kish planifikuar te ish e tij aq me teper qe edhe ai…….
Ishin miq te mire…
Ai e telefononte, e ajo fluturonte, pa i thene asnjehere jo ,
Takohemi zemer..?
-Po…
Po vij te te marr,
Kendonte tek behej gati, me te ndihej Hirushja e peralles,
Ndersa e priste,takimi i duarve dhe perqafimi pa perqafuar ishin korrekt…
Buzeqeshja e saj ishte dhe fillimi i kenges se tij qe shperndahej ne ate dhomez makine, zeri i tij i kadifenjt shtrihej si mbi det,
tek linte pas udhet dhe pemet e larta, ne pyllin halor.
-Perse ndalove…?
Te te shoh,e puthi per se largu si te kishte frike te afrohej,
Hena ishte sundimtarja e mbremjes deri ato caste, shkelqente edhe kokrrizat e reres,
U struk thelle ne sediljen e saj,
Zgjati duart, si velure purpurt,si te kishte frike se fytyra e saj e kristalt i thyhej ne duar.
Nuk rezistoj,i mbylli syte dhe ato caste ishte nen pushtetin e etheve qe i pushtuan trupin, dhe zjarrit te buzve te tij…
Nuk i la asnje milimeter te fytyres se saj pa pertypur me buze,
ndersa ajo ishte e humbur, pa kuptuar nese ishte ne qiell apo toke,
Duart e tij reshkiten belit te saj,tek e terhoqi edhe me shume prane vehtes…
Te lutem ishte fjala qe doli, nuk e kuptoj nese foli ajo apo hena ,xheloze e atyre casteve…
Asnjeri nuk foli, dukej si te kishin prekur dhe enderuar te njejten ender te dy….
Ne fund ajo tha vetem tre fjale……MOS ME GJYKO….te lutem..i tha atij ndersa syt i kishte te skuqur..nga ajo qe ndjeu…apo nga turpi….nuk e di….
“””””””””””””””””””””””

Dua të tē dua
kështu sic je…,
Me frikën tënde ,
me dyshimet e tua ,
me idetë e tua…!
Dua të të dua
nën e dritën e hënës
nën rrezet e ngrohta të diellit…!
Dua të të dua
ja kështu të zhveshur
nga mendimet e trishta…!
Dua të të dua
edhe kur s’të kam afër
por diku larg…,
edhe kur harron se diku jam ,
edhe nëse nata të ngrys mendimet
e të bēn çuditërisht melankolik…!
Dua të të dua
kur më bën pjesë të mendimeve
të tua
sa herë dëgjoj këngën që ty më kujton…!
Por , unë dua të të dua
edhe më shumë atëhere
kur më thua me shpirt :
” ah , sa më mungon …”!.
Dua , të të dua pafund…,
kur me thua me zë plotë :
” e dua mbrojtjen tënde…’!
Sepse dashuria atëherë fillon
duke mbrojtur dikë që fort e don !
Beti..
