SEMAFOR FIKUR
U kthyem në dy të huaj
Si dy makina mbetëm
Në semaforë fikur
Po ikin ditët ,s’tremben
As vitet s’mplakin
Heshtja,sjell dhimbjen
Flake atë arkë mërish
Që mban perandorinë e frikës
U zhduk dëshmitar i lotëve
Zemrën ,la peng
Brenda atyre mureve
Që s’kanë gojë të flasin
Tani, qajnë faktet
Pengesë u bë qielli
Me të vetin shikim !
Edhe mali u shkatrua
Nga pesha që mbajti
Unë sërisht mbijetova !
Nese një ditë do të ndodhi
Vetëm keqardhja do më vrasi !
30.1.2020 Mirela Ropi
PUTHJE MALESH
Agon mëngjesi,shkon koha
Mëndjes eksploroj botën
Me kufizimet e saj njerëzorja
Sulmon arsyetimi lodhshëm
Humbas nëpër hije kujtimesh
Ledhatueshëm vjen një zë
Rruga gjarpëruar,sjell vegime
Magjepse bora,shkel mbi të !
Promovoj udhëtimin
Me emocione sigurie
Atje ,ku kitarat udhëheqin
Trokitje të ëmbla dashurie
Atje ku liria vjen natyrshëm
Dhe buiset plot me ëndrra
Atje ku malet puthen bujshëm
Diellin shijojnë ,shpatull gjërat!
“””””””””””””””””””
NDJENJË POSESIVE
Kjo dorë vrastare egoje
Mashkullorja që mer jetën
S’quhet dashuri ,imponimi
Ju vratë ëndrrat, ndjenjën
Ndjenjë posesive e pabesë
Vello zie I hodhe familjes
Nuk shkulet ,pema në harresë
Prindrit e tu pritjes,rrezeve të shpresës
Veç humbje me kohë ikjesh
Mes flokëve argjendëzuar
Ja u rrudhose edhe ballin
Ju veshe hallin ,gjunjëzuar!