Ah, ta dini sa e doja!
As do ta besoja kurrë!
Ndarjen të ma nxinte goja,
Dhe të ngelej veç në mur.
Veç në mur të zemrës brenda,
Pikturë varur në kornizë,
Më plugon porsi parmenda,
Imazhi peshë mbi kurriz!…
Ah, ta dini sa e doja!
Jetë pa të s’më kishte ënda,
Faqebardhën qumësht soja,
Fjalë lehtën porsi penda.
Ah, të dini sa e doja!
Luleshtrydhen si purpur
Vdisja dhe s’do ta lëndoja,
“Shamikuqen” mbirë mbi gur.
Ah, sa do doja ta dinë!
Se pa të qielli ish’ skropë,
As rufetë nuk shkrepëtinë,
Shpirti im ndarë copë -copë.
Ah, sa do doja ta dinë!
Timen marrëzi si lak,
Skllav bëhem për buzëqershinë,
Puthje zjarrtën porsi gjak.
Flokë si diell, sy puhizë,
Pa të galaktika..natë,
Thurur yjet si me bizë,
Vello mbi trupin e gjatë.
Ah, ta dini sa e doja!
Nga të qarët ngela qorr,
Atë që paramendoja,
Shkriu si akujt me borë.
Ah, ta dini sa e doja!
Ç’më rrëshkiti porsi ngjalë,
Dhe në sy të botës gjoja,
Ngricën e shisja për valë.
Mimoza Eliona Osmani
E botuar në një nga vëllimet e mia
“”””””””””””””””””””””
S’do plakem mendoja unë…
A më shkojnë të shtrira flokë?
E pyeta sonte pasqyrë,
Të ka shku mëndja mbi kokë,
Mu përgjigj prerë mbi fytyrë,
Seç pashë ca thinja të bardha,
Pasqyrë e mira pasqyrë,
Mos janë re a pulëbardha?
A mos mjegull mbi natyrë?
S’do plakem mendoja unë
Do t’i ngrijë vitet si akull..
Rreze ar përherë si lunë..
Por ,nga ngrica shkita shakull..
Bereqaves thashë me vete,
Hënë më mirë e rënë poshtë,
Sesa veshur salltanete..
E mëndje si një kokosh..
Si lulet e shegës buzë,
Mimozë llastice me naze,
Vendos pudër vendos ruzë,
Se nuk je më pulkë taze..