18.5 C
Tiranë
E premte, 13 Mars 2026

Me poeten:Prena Prendi

Te zgjasim doren …Mund të jetë një imazh i 1 person, frutë dhe teksti që thotë "26 12 Kommentare Kommentieren"

Jetojme ne kohe e bote te trazuar
Njeri per tjetrin ujk
Shume per te deshiruar…
Dikush i fryre e tjetri pa buk.
Behu i gjalle sa je gjalle…
Te jesh zemerbardhe
Bamiresia eshte xhest human…
Jepe me nje dore,me dy ke me marre.
Leri moj mike thojt pa lye …
Nje kacurrel pa ba
Ti o vlla nje cingare e gote pa pi
Se nuk te gjen gja…
Ndaje buken qe ne cante ke
Me ate qe ne kazana kerkon
Mos bej sikur nuk sheh
E perkohshme je ,zemren zgjero…
Bujari e kurrnaci njelloj jane
Keshtu eshte thene qemoti
Zgjate doren atij qe s’ka
Se mire ta ban Zoti.

P.Prendi 13.09.2021 Itali

“””””””””””RUBIKU

Ne breg te Fanit ne nje lugine
Fllad pranvere gjithmone fryn
Aty ndjehesh krajl e zane
Aty u bana tre here nane.
Ne Rubik lart ne nje shkemb
Kemi kishen,vend te shenjte
Lutemi afer e larg ku jemi
Ruajna o Zot kudo ku i kemi.
Kem’ aty fis e gjini…
Kuneter me gra e femije…
Gjak i dashur i femijeve mi…
Te bukuren,miqesi….
Kurbeti na ka ndare
Shume ralle,me i pa me sy
Per te gjithe kemi mall
Ish kolege edhe komshi…
Kujtojme metalurgjine
Pat punesim e gjalleri
Prodhoi arin ne uzine
Krenari per Shqiperi.
Kish atehere jeta kuptim
Tash shpernda e s’po dime kthim
U pershendesim kudo jeni
Shendet e te mira te gjithe te keni.

P.Prendi 10.09.2021 Itali

“””””””””””””””””””””””””

Rrugetim
Kudo shkova,neper bote
Nje Mirdite mora me vehte
Ca kodrina me debore
Ca urime e amanete.
Bash si fjango,mora Fanin
Mora tinguj ciftelie
Cep me cep mora vatanin
Dhe mikepritjen e malesise sime.
Fsheha dhimbjen thelle-thelle
Fsheha lotin,nen qerpike
Lashe vendlindjen,lashe atdhene
T’i jap jetes,gjithe stolite.
Vetem endrrat,nuk i fsheha
Ne sirtarin e nje vajze
Ne projekte,ato derdha
Per familjen,per te ardhme.
Nuk jetova,kurre me borxhe
Djerse e ballit rrodhi krua
Asnjehere nuk u lodha
Rrugetim …lumturi per mua!

P.Prendi 08.09.2021 Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.