9.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Me poeten:RASHEL SOLOMON

Nji mike me shkruan nga large,me dergon keto poezi si dhurata e çmuar e Vitit te Ri 2021.

ju falnderoje nga zemra “RASHEL SOLOMON”.Imazhi mund të përmbajë: Rashel Solomon, duke buzëqeshur

Gezuar Vitin e Ri 2021 ! Qofte Vite i Mbare per Ju dhe familjen tuaj .

Uroj qe te jeni mire me shendet .

Une  Rashel Solomon ,  me origjine hebrew e lindur ne Vlore. Ku kam mbaruar shkollen tetevjecare e te mesme “Halim Xhelo” . Kam mbaruar Universitetin e Tiranes ( i  titulluar atehere )  “Enver Hoxha”dhe diplomuar ne degen Ekonomik Plan Industrial .Kam punuar si Ekonomiste pagash ne FBU (Fabrika Bujqesore Ushqimore ne Pulari )ne Vlore .Ne vitin 1990 u largova nga Vlora per riatdhesim ne Izrael ,ku jetova dhe punova si Drejtoreshe e Klinikes Dentare “SHILA Lehavim “ne qytetin Beer -Sheva per afer 10 vjete .Prej vitit  2000 jetoj  ne SH.B.A. ne Florida .Pra jetoj midis Vlores -Israelit dhe Florides .Poezite i kam botuar here pas here ne gazeta te ndryshme si gazeta 55 ,gazeta letrare “Nacional” VOAL  Albania e tje e kryesisht ne gjuhen shqipe .Kam mare pjese ne disa konkurse ku jam vleresuar me Diploma .Libri i pare  i botur me poezi titullohet “Nje puthje per ty nga Jerusalemi “,libri i radhes me poezi eshte gati per botim i titulluar “Dy gure ,dy flamure “.Jam aktiviste ne grupin “Motrat Qiriazi ” te cilin e ka ngritur dhe organizuar prej Dr Anna Kohen e cila eshte nderuar  edhe me titullin “Qytetare Nderi e qytetit te Vlores ” me origjine hebrew- shqiptare .Poezite e mia jane me tema te ndryshme patriotike, mall per Shqiperine dhe lirike .

Me Respekt

Rashel Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke buzëqeshur

 

Poezia 1-Imazhi mund të përmbajë: Rashel Solomon, duke buzëqeshur
Shqipja, gjuha e nënës sime
Në shumë gjuhë flas unë sot
në shtegtim me zogjtë mësuar
Kulla e Babelit më pushton mendjen,
por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:
Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,
gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.
Por më e bukur gjuhë në botë
është ajo,gjuha e nënës sime
Shqipja gjuhë e Perëndive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja , gjuhë e bukurive!
Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,
në gjuhën e Perëndisë dashurova.
Gjuha e Nënë Terezës,
gjuha e nënës së Aleksandërit të Madh
Shqipja më e bukura në botë
ajo, gjuha e nënës sime
Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot
Me shqipen ,u jap shpirt poezive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja , gjuhë e mrekullive!
Rashel Solomon
Poezia 2-Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, jashtë, ujë dhe natyrë
 
Nje puthje per ty nga Jerusalemi
Një kafe do të jap ne kafenenë poetike shqiptaro- israelite
Të ndiesh kafenë e fresket të pjekur e të bluar në Jerusalem
Së bashku me kafenë do të fal nje puthje
Të ndiesh ëmbelsinë e tokës nga vjen
Zemrën po të ma hapësh aty do të gjesh
Ty , Jerusalemin e Vlorën gershetuar
Vlorën ku linda e kam të shtrenjtë
Jerusalemin në dej kam trashëguar
Kur jam në Vlorë kam mall për ty Israel
Në Israel vec për Vlorën time mendoj
Zemrën ti ma ke vjedh
Ndaj ato që jetojnë në mua jetojnë dhe në ty
Eja pra njëherë në kafenenë Poetike shqiptaro- israelite
Të shijosh kafen dhe puthjen pa ngut,me nge
Do të ndiesh erën e maleve të Jerusalemit
Erën e ngrohtë të Vlorës e të detit Mesdhe
Një trëndafil nga Jerusalemi të kam dërguar
Me kujdes e vura mbi krahët e zgalemit
Në cdo petal të tij …një puthje dhuruar
Me thuaj ,kafeja ime a të ka shijuar ?!
Poezia e 3 –Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, duke përfshirëRashel Solomon, njerëz duke buzëqeshur


Loja e shahut

Nuk e di në të kujtohet
si mes nesh u ndez shkëndija
në një dy luftim më ftove
të masje forcat e mia.

Hape ti për shahun, fushën
ti i ziu e unë i bardhi
kush do të humbasë luftën
fituesit një puthje do ti fali.

Unë ty të lashë të parin
ti lëvize me ushtarin
kali im me të u ndesh
mbrojti timen mbretëreshë.

Për disa orë vazhduam luftën,
shikimet tona qark i shkurtër
– Ja, lëvizja e fundit,- më the,
– Shah mat! – ultimatum më dhe.

Si një betejë e vërtetë
humbjen e prita me dinjitet
dhe pse nga ndeshja dola me humbje
mbrëmjen e mbyllëm me mijëra puthje…

Rashel Solomon
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.