18.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Me poeten:Selfijaze Jaho Teli

Sot permes rrjeteve sociale njerzit qe duane krijimtarin kane mundur ti shpalosin vlerat e tyre personale.

Me rastisi te lexoja para disa ditesh disa krijime te z.Selfijaze Jaho Teli,vertet krijime dinjitoze dhe plote sharme siç thot populli.Nji krijues modeste,po modeste ashtu siçe eshte edhe vete z.Sefijaze,nji grua e prajsheme e dashure dhe sjedhsheme me te gjithe,moshen ajo e ka mposhtore,ka mbetur e re ashtu siç eshte rrjeshti i saje poetik.

PO KUSH ESHTE SELFIJAZE JAHO TELI?Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Quhet Selfijaze Jaho Teli Kam lindur në qytetetin e Fierit në 1/9/1956. Poezia është pasioni im i viteve të fëmijërise , kam shkruar në periudhën e viteve të herëshmenë shkollën tetëvjeçare ,kam qenë anëtare e rrethit lertar në shtëpinë e pionierit por edhe në shtëpinë e kultures Fier me drejtues z ,Maku Pone , Më pas në shkollën e mesme Ekonomike” Sali Ceka ” Në qytetin e Elbasanit në vitet 1972__1976 nën drejtimin e mësuesit tim dhe shkrimtarit z Behxhet Çerma jam aktivizuar në rrethin letrar kam shkruar poezi të moshës botuar në almanakun “oshëtimë e kësaj pranvere”” ,nderkohë kam kryer intervista të shumta me punonjës të dalluar në dytetin e Elbasanit ,Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm Me fillimin e punës si llogaritare në një fermë të qytetit tim të lindjes ,çdo gjë ra në heshtje Më pas vjen martesa e kështu pas një pauze të gjatë në vitet 1998 e vazhdim kam shkruar pa u ndalur për vete ,deri me hapjen e një fb ku fillova ti prezantoj poezitë e mia , Gazetaria dhe poezia ja pasioni im ëndrra në sirtar por edhe fëmijët janë një tjetër ëndërr ,gjithmonë më ka pëlqyer të merrem meta ,të punon si edukatore apo mësuese ciklit të ulët , Pasione të tjera janë muzika dhe kërcimi Lexoj literaturë sociale dhe fetare Kam prezantuar deri më sot mbi 500 poezi , Muza ime është mbesa ime ,të cilën poe rris vetë Prandaj dhe shumica e poezive të mia i kushtihen nanës se mbeses time e cila eshtë ndare nga jeta para 10 vjetesh ,Ëndrra ime është një faqe letrare me poezi për Çamërinë kryesisht pasi vetë jam me origjinë çame por edhe një faqe për fëmijë do më pëlqente , Ju falënderoj për botimin e poezise time !Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

PO JU SJEDHIM  DISA NGA KRIJIMET E SAJA.URIMET MA TE PERZEMERTA PER JUVE Z.SELFIJAZE,LE TE MBETESHE NJI KRIJUESE BRILANTE E RRJESHTIT TE LIRE POETIK.Gj.Musa,gazetar dhe botues.

Të të duash ty !

Të të duash ty
Nuk është marrezi ,
Të të duash ty ,
Mund të shkosh në kishë apo xhami ,
Të të duash ty
Mjafton një ndjenjë e pastër si fëmija
Mjafton ta dashurosh pastërtisht dashurinë
Të të duash ty , nuk është marrëzi ,
Po kthehem në fëmi te të dua ty
Dashurinë për ty po e dua pastertisht ,
Pa kushte ,pa limit ,
Me besnikëri ,
Sinqerisht
Me guxim
Që botës ,në të shumtat raste i mungon
Të të dua ty marrezisht
Ndjehem mire
Asgjë më shumë se dashurinë s’po dashuroj
Andaj po të dashuroj marrëzisht ,
Pastërtisht dashuria jeme!
********************
SenaaaFier më 12/7/2020@$T@

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Hënë moj e bukur hënë!

Hënë moj e bukurz hënë ,

Nuk e di ç’ më gjeti prëmë

, As ti e as unë , nuk bëmë asnjë çik gjumë ,

Ti në qiell bashkë me yllë

U në shkallë ,me perëndinë,

Folmë e folmë për hallet tona ,

Shyqyr që s’na dëgjoi bota ,

E kish zënë një gjum i rëndë ,

Hënëz moj e bukurz hënë ,

Më pyete për dashurinë ,

Ç’të të them e mjera unë ,

Se kam parë se kam prekur ,

As ja kam dëgjuar zënë ,.

E ruaj thellë në gji ,

A s’më thua hënëz ti ?

Ç’lloji është kjo dashuri ,?

Më tha hëna këtë herë ,

Në zëmër e paske mbjellë

Tani ik moj lozanjare ,

Futu brenda mos rri jashtë ,

Do të shohë gjithë dynjaja ,

E do nisnë bla bla blatë,

Ngreu ,berna shko e futu,

Se ra dritë e perëndisë ,

Unë po iki lozanjare

Po të lë hijen e dashurisë ,

Mblidhe dalëngadalë në ëndrra

Ruaje thellë në fundshpirtë ,!

********************”******

SenaaaaFier më 12/7/2020 @$T@

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.