9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Me poeten:Shepresa Zurnaci

DHIMBJE

Nuk më ze gjumi se jam e sëmur
Prandaj shkruaj nga pak poezi
Kam frikë errësiren,ndjej dhimbje
Por pena me letrën më jep këngen.
Sikur të mundja të ktheja kohen
Si dikur,kur isha në vëndlindje
Që s’më dhimbte asgjë në trup
Ku shpirti me gjinte qetsi
Do kthehesha pran nënes time
Do kthehesha në Prizrenin e bukur
Do kthehesha ne atdheun tim
Por ky eshte vetem mendim ne endrrim

Shpresa Gashi Zurnaci

“””””””””””””””””””””””””””

MOS PREMTO
Unë mund të drejtoj drejt qiellit
Por s’mund të bëj të arrish yjet
Unë mund të të tregoj hënën
Por s’mund të bëj ta kapesh atë
Unë mund t’ju tregoj shtigjet
Por unë nuk mund të vi me ty
Unë mund t’ju them të vërtetën
Por s’mund t’ju bëj të më besoni

Mund të të them se si ndihem

por s’mund të bëj të kujdesesh

Ti për mua.

“””””””””””””

TI ISHE NENE PER MUA
(Vjehrrës time të ndjerë,sot 47 dite)
Tè kisha si nene te dyte e ti me doje si vajzèn tènde qe se pate kurr
Por me ikjen aq të shpejtë vështirë të pajtohem
Me dhimbjen e kujtimet mbeta
Herë herë sikur një zë nëne më thërret
Nga larg prej nga kisha ardhur ndihesha e shkretë
Një nënë që më lindi e rriti mbeti larg
Por shume shpejtë më hyre në zemrën time
Sikur bijë tënden të më kishe pasë
Me plot sinqeritet e dashuri më mbajte
Dhe më deshte sikur birin tëndë
Asnjëherë fjalën; bija ime s’ma ndave
Shume thellë në zemrën time zure vëndë
Një nënë që e kisha lënë diku larg
Me po aq dashuri e gjeta dhe këtu
Gjithmonë u kam dashur në zemër u mbajë
Ju jeni dashuria që më mbani në krahë
Në ditët e mira e të vështira
gjithmonë të pata pranë e krahë
Edhe kur shëndeti më goditi ti ishe më e mira
Asnjëherë nga dhimbjet e mia s’më je nda
Dhe tani kur ti ke ikur në parajsë
Me kujtimet e dhimbjet ditën e ndajë
Herë herë nga dhimbja zemra më qanë e plasë
Mungesës tënde i këndoi lutje e qajë
Paq dritë e të mira për shpirtin tëndë e ty
Atje ku ke ikur në jetën e përjetshme
Më fal ku derdh lotë e më mbushen këta sy
Dhimbje qenka pjesë jete
UDHETOJ ME LOTIN TIM
————–
Larg përtej deteve dhe horizonteve Përtej brigjeve pa fund
Mes livadheve të blerta dhe cicërima zogjsh gjarpëron tejpërtej një lumë
Atje lashë zemrën mallin e pa shuar nënën
Lashë të dashurit e mi atje lashë kujtimet e paharruar dhe të shenjtën dashuri
Atje mbet loti që s’u tha kurrë
Nga ai lulëzoi pema kurora e saj dha fruta sa s’ ka më
Por ende dhimbja s’u shërua
E ndjej s’u bëra e fortë nuk munda më
Atje mbet shkëndija e dashurisë si yll që shndrit në qiell
Atje lashë ëndrrat e fëmijërisë që s’m’u zhdukën përnjëherë
Lashë zemrën e thyer nga malli
Dhimbja e loti nuk u ndalën
Lashë nënën engjëllin e shenjtërisë për mua dhe gjithë botën
Të lutem me fal o nënë
Larg teje jam përherë
Dhembjen e mallin e kemi të përbashkët
A do më falësh ndonjëherë

Shpresa Gashi Zurnaci

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.