“”””””””””””””””””
Elegji për mësuesin tim Bajram Kadri Tota
PËR TY, MËSUES! !
Ti, mësuesi im, diell i diturisë,
Dy vargje plot vaj pena po m’i shkruan.
Këshilla në ëndërr, mbrëmë më përcolle:
Kujdes, bijë, me vargjet, bëj kujdes, kur shkruan.
Një mjegull e zezë, Vilës, seç i ra,
Atë natë të errët e mbaj mend shumë mirë.
Të kërkoi gjithë fshati, të përlotur ecnin,
Të thirrëm mësues, ‘eh sa errësirë!
Në ujë burimi, ku freskove sytë,
Zemra të tradhtoi, doli e pabesë.
Na mori mësuesin, yllin e diturisë,
Fshati im i bukur, nën hije të zezë.
Kanë kaluar motët, dheu nuk të tret,
Djemtë tu, u burrëruan, ikën në kurbet.
Të kërkojnë nipat, të kërkojnë dhe mbesa,
Nëpër gjurmët tuaja ecin nëpër breza.
Sa vite kanë ikur, o mësuesi im,
Vilës i mungon, më mungon dhe mua.
Sa kuadro ke nxjerre ti nga ajo shkollë,
dije ne morëm nga fjalët e tua.
Pena ime derdhi vargje edhe lot,
Qajnë germat e arta, qajnë me dënesë.
O biri i Vilës, diell i diturisë,
Për ty qanë dhe vula që kam në deftesë.
Sulbie H. Tota