13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Me poeten:SULBIE SHEHU

I FOLA HÈNÈS

Hene moj nusja e qiellit
Dicka ty dua te te them
Dua te kuvendoj me ty
Merzine te rrefej .
Mos ma pre sonte vegimin
Me ler yjet ti perqafoj
E te heqi pak trishtimin
Gjersa dita te agoj.
Djelli le te lind tek une
E ti fshije lotet tek mua
Neper dallge e neper lume
Ti perziej lotet krua .
Porsi gjethet neper vjeshte
Le te bien lotet mua
Ndaj me ty moj hene e dashur
Fola sonte permalluar
Neper oret e vona shume
Flas me ty moj hene e ndritur
Mi fshij lotet qe vijn si lume
Sepse shpirti me eshte drobitur

Punoi SULBIE SHEHU

TITANE /ALBANIA /

2020

“”””””””””””””””

KUSH TË KA MËRZITUR !
Kush të ka mërzitur kaq shumë ?
Ky mëngjes i bukur a mos vallë unë !
A mos vallë të ka mërzitur kjo vjeshtë.
Përse se dëgjoj hapin tëndt të lehtë ?
Vij një çast tek ti nëse më kërkon .
Në çdo rrahje zemre ndjej që më dashuron ,
Kilometra të tëra i bëj menjëherë .
Dua të mbjell tek ti veç pranverë !
Të puth të përqafoj ,të ndjejë aq pranë .
Kur të kam ty,unë kam gjith dynjanë .!?
Punoi S.H.Sh .
Lexim të këndshëm ju uroj !!

Me 23.10 .2019

“”””””””””””””””

Dit te bukur miqt e mi
Sot ju pershendes me tekst kenge
Dil moj cucè ne dere te stanit.
Zgjohu moj cuce me prit menjane,
Pa dale dielli , qe me nate.
Tek zabeli me debore,
Dil e me prite nja dy tri ore.
Po te vij si zog shtegtare,
Rruges neper shtigje mali.
Desha te flisja dy tre fjale,
Dil moj cuce nga dera e stanit.
Merr moj merr ti pakez zemer,
Me perqafo e me mbaj prane.
Me mallin qe ka nje femer,
Me prushin qe digjet zjarre.
Refreni:
Dil moj cuce dil, me floket mbi supe,
Te me thuash nje fjale, te te them nje lutje.
Une me huqe djale, ti me naze cupe,
Pa me shuar mallin, sdo te ikesh tutje.!
O bandilli malit, o ti gjec belane,
Nen nje rreze ylli, le ne pritje nje femer.
Me naze shikoje , here me tundje fustane,
Ai s’qe i shkurter, por dy gisht mbi thember.
Refreni:
Dil moj cucè dil, me floket mbi supe,
Te te them nje fjale, te te them nje lutje.
Une me huqe djale, ti me naze cupe,
Pa me shuar mallin, sdo te ikesh tutje!

Punoi SULBIE SHEHU

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.