22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Me poetete ,pregaditi per botim:Gjin Musa

Me poetete:

Rashel Siomon,

Sava Fezga Branko

Nijazi Kastrati

Eduart Veli

Shpresa Gashi Zurnacı

Vangjel Nasi (Kiçi)

“””””””””””””””””””””””””””””””””

Rashel Solomon

May be an image of Rashel Solomon dhe duke buzëqeshur

Shqipja gjuha e nënës sime
Në shumë gjuhë flas unë sot
në shtegtim me zogjtë mësuar
Kulla e Babelit më pushton mendjen,
por më dalin që aty dy lumenj të kulluar:
Gjuha e të parëve, gjuha e të madhit Zot,
gjuha e Toras prej shekujsh shkruar.
Por më e bukur gjuhë në botë
është ajo e nënës sime
Shqipja gjuhë e Perëndive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja është gjuhë e bukurive!
Në gjuhën e Perëndisë belbëzova,
në gjuhën e Perëndisë dashurova.
Gjuha e Nënë Terezës,
gjuha e nënës së Aleksandërit të Madh
Shqipja më e bukura në botë
ajo, gjuha e nënës sime
Kulla e Babelit nuk ma ngatërron dot
me shqipen u jap shpirt poezive.
O Perëndi, për Perëndi
Shqipja , gjuhë e mrekullive!
“”””””””””””””””””””

Sava Fezga Branko

May be an image of Sava Fezga Branko, hair dhe outerwear

Luaj me Hënën
Në k’të mbrëmje,vetmia ka pllakosur shpirtin,
Unë tek rri në breg, e t’i lart në qiell.
Të dyja mendojmë,heshtjen nuk e vrasim,
Era që po fryn,m’i trazoj mendimet.
T’i shkëlqimin tëndë, mundohesh t’a japësh,
Rrezet që na bien, gllabërojnë çfar ‘gjen.
T’i shum po mundohesh,që të depërtosh,
Dyert janë të mbyllura,s’mund t’i hapësh dot.
Ulur unë në rërë,dallgët lehtë godasin,
Ndjek ndriçimin tëndë,në thellsi të saj.
Mundohem drejt teje ,që të kap shkëlqimin,
Por t’i më largohesh,s’qëndron në një vend.
Unë me dritën tënde,luaj në mes valëve,
Ti vrapon pas hijeve, që të mos të kap.
Në k’të mbrëmje të errët,drita që t’i sjell,
Mëndjen edhe shpirtin,shum pak i ndriçon.
Të shikoj më ëndje,dhe t’i më vështron,
Drita që më hodhe shpirtin ma trazoj.
Ulur unë në breg,dhe ti atje lartë,
Lozim ne me valët pas ndriçimit tëndë.
“”””””””””””””””””””””””
EJA EDHE NJË HERË
Eja të takohemi dhe njëherë
Aty ku u takuam për hetë të parë,
Eja përsëri pranë lumit të lutem
Në lëndinë, aty nën dardhë.
Eja dhe njëherë aty
Aty ku shpalosëm dashurinë,
Eja të lutem, eja
Eja dhe njëherë së bashku të rrimë!
Aty ky uji i pastër si loti
Nxirrte shkumë të bardhë e gurgullonte,
Shpirti im trazuar e përhumbur
Në eter lartë fluturonte.
Kisha dashur dhe njëherë me ty të jemë aty
Mjaftojnë vetëm disa qaste të të kem në përqafim,
Ndoshta shpirti sadopak do gjenë qetësi
Sepse ti je ilaqi i shpirtit tim!
“””””””””””””””””””””””
……DHELPËRA DINAKE DHE DASHI !!
Nga EDUART VELI ..
Një dhelpër shpellake,dinake dhe e shëmtuar.
Një dash të ri e trupmadh,kishte shënjestruar.
Çdo ditë që agonte,e ndiqte kudo nga pas,
Ah, sikur ti bien në tokë,thërriste gjithë gas!
Sepse dashit, nuk kish ç’ti bënte zonja dhelpër.
Por ato që vareshin dashit ama i donte patjetër!
Tinëzisht,dhelpëra ,e ndiqte çdo ditë në kullotë ,
Si ato të këtij dashi të madh,nuk kishte në botë!
I vinte pengesa kudo,në rrugë e shtigje përreth ,
Se mbase nga kurrthet,një ditë i binin në shesh.
I zgjuar shumë ish dashi e kurthet i kapërcente
Se kurthet e dinakes,qenë shumë transparente.
U lodh,u drobit zonja dhelpër, çdo ditë nga pas.
Kopenë në shtigje printe dashi i qetë gjithë gas.
U mplak,u rrudh,u marazos dinakja e u sëmur.
Kopenë printe i qetë dashi,gjithë dritë dhe nur.!
“””””””””””””””””””””””””

Shpresa Gashi Zurnacı

May be an illustration of 1 person dhe text that says 'Shepresa'

TË KAM KËRKUAR
U ktheva gjithë dëshpërim
me shpirtin ndryrë vrer,
loti mbuloi dritën në sy
nga malli i zjarrtë m’u shter.
Të kam kërkuar pa pushim
nëpër krojet e tua,
po s’është miku yt këtu
m’u përgjigjën krojet mua.
S’është miku yt këtu
më tha i blerti monopat,
nuk është mikja m’u përgjigj
dëbora përmbi shpat.
Të huaj zërash në atë çast
i dëgjoja nga larg gjer këtu,
ma mekën frymën mua
eh, nuk është ai këtu.
O, sa kujtime pa pushim
më shkojnë nëpër mend,
përse, o mik, s’të gjeta ty
prapë në vendin tënd?
“””””””””””””””””””””

Vangjel Nasi (Kiçi)

May be an image of Vangjel Nasi

Mos ma vrit prap dashurinë!
Ato buzë të ëmbla Shumë,
Si smë bënë mua fatlum,
Sa të doja ti e dije,
Ndaj në prehër më rije.
Si stë thashë sa të dua,
Pse smu hap kjo gojë mua,
Kur unë puthjet ti rrëmbeja,
Si smë the që të pëlqeja..
Nga memorja smë largohesh ,
Sa të doja smë harohet,
Pranë ne në rininë tonë,
Veç miqësisë I flisnim..
Unë skuqesha ti buzëqeshje,
Sa vështirë ne e patëm,
Dashurisë bukur ti flisnim,
Pranë sa pranë e kishim..
Po të pyes me shumë mall,
Sa vite kot na kanë shkuar,
Unë të dua kurrë sta thashë,
As në sytë etu se ndjeva…
Fjalën magjike ti e ndjeje,
Me dëshirë ndofta e prisje,
Në ato vite prap të Ishim,
Guxim për dashuri do kishim..
Ato vite nuk harohen,
Prap me ty do dashurohem,
E di:-_Fjalën që do më thuash:
–Mos ma vrit prapë dashurinë!
16- 02-2021-
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.