11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Me poetin “Agim DESKU”

POET

Sot dëshiroja të jem poet
Të shkruaj në një gjeth trëndafili
Vargun më të bukur
Që yjet ma zbritën nga qielli
Edhe në bilbil do të isha shndërrue
Aty ku zanat shujnë etjen
Të këndoj krue me krue
Në qiriun e Naimit nuk isha pendue
Të ju bëj dritë
Më mirë e kisha pa buzëqeshjen
Sot në këtë ditë
Sa do isha me fat
Tê më zgjojnë cicërimat pranverës
Atje tek vargjet e Lasgushit
Sa mirë ruhen fjalët e bukura të jetës
Betovenit kam për t’ia vjedhë
Simfoninë e Nëntë
Nëse është mëkati im
Pse koha ikën kaq shpejt
Sot jam mes flakës dhe dritës se diellit
Në mes besimit dhe gjuhës se bukur
Të hyjnive dhe të Naimit
Vetëm sot jam pa perandorë e demonë
Përballë hyjnive mësova të flisja gjuhën e tyre
Atë gjuhë që vetëm unë e trëndafili e dimë
Ajo e cila të gjitha acarët i shkrinë
Ndoshta kjo gjuhë mua më fal jetë
Apo më ngritë një ditë në poet të vërtetë.

Riprezentim-31 korrik AGIM DESKU

“”””””””””””””””””

HËNË E MËRZITUR
Në fytyrën tënde hënë e dashur
Lexoj një shekull pritje të fatit tim
Këngën që dikur ma mësove shqip.
Hënë të lodhi udhëtimi i pafund
Drejt yjeve të pritjes
Erdnhe për më të bukurën e diellit
Ta takoje diku thelësive të detit.
Ah,u takuat në ëndrrën për shpirtin e vrarë
Që lufton me secilin djall për ty hëna ime e dashur
Me falë si gjithëherë buzëqeshjen që mbyet djajtë.
Tër natën të prisja kur do ndriqoje tokën
Sebashku me lulet u bëmë lutje për ardhjen
Vetëm yjet të përcjellnin djerësën e ballit tënd.
Nuk kisha krah fluturimi të lutësha për shi
Në buzëqeshjen tënde kisha lenë kujtimin tim
Një varg ta fala për zotin që të ka shndërrue në hyjni njerëzimi.
Edhe me zotin u fala shqip për ty hënë e dashur
Që falë buzëqeshjet tërë botës dhe mua më ke pranë
Aty ku për ty shkruhet fjala me e bukur e jetës.
Hënë e mërzitur më je e di ,bën vape vere dhe shpirti
Kudo engjëjt të sjellin vargun tim dhe ndalo mërzitjen e syve
Lotin ma falë mua do e ruaj vargut të pathenë si relikt muzeu.
Buzëqesh dhe në buzëqeshje është jeta ime
Vargu dhe fati im indarë në dysh zemre
Me ty hënë e dashur,buzëqeshi edhe unë ,buzëqeshshhhhhhh.
Më,19.07.2015 ora,8 e diele
NËSE NJËHERË ZGJOHEM
Nëse njëhërë zgjohem
Kurrë etje nuk do kenë buzët e hënës
Ëndrrën për diellin e ruaj
Ta them pranë syve të atdheut.
Aty ku dy botëra ngjajnë mes veti
Si lulet e pranverës plot aromë.
Nëse njëherë zbres bashkë me yjet
Fjhalën ta ruaj kujtim engjëjsh
Ah,si të marr këngën e vet bilbilave
Kur vetëm ti ishe simfoni Betoveni.
Nëse njëherë zgjohem nga urrejtja
Dua të shndërrohëm në zë zanash
Të më mbrojnë nga fuqitë e djajëve
Që nuk të lenë në tokën e premtuar.
Nëse kurrë nuk do të dëgjoj fjalën e bukur
E di së ku është çelësi i Pandorës
Veshe fustanin e nusërisë nga ëndrra ime
Është fati i pathënë i atdheut të shqipve.
Çdo kohë fituan dyluftmin me djajët
Me vet shpirtin kaluam një shekull të pritjes
Mundem plagët e dhembjes së qytetit të ndarjes
Eh,me çfarë uratë yjesh sot u stolisa.
Më,18.07.2015
HERË ZBRESIN YJET
Herë zbresin yjet
Udhët e fatit i marrin vet
Në zbritje sytë ju bëhen vargje
Dhe luleve ju marrin pranverën
Me vete kanë emrin tim.
Agimin e parë mëngjësor
E ndahjnë në dysh zemre
Çdo gjë yjet e ndajnë në gjysmë.
Vetëm djajët shkulin flokët
Marrin urrjetje për tokën.
Sonte yjet moren bekimin e zotit
Për natën e këndueme shqip
Me uratën për diellin
Fitova betejën e shpirtit.
Ndaluan për nje çast yjet
Ëndrra kishte shkrue syve tuaj
Besimin e engjëjve
E gozhdova si kryqin mu në zemër
Fjalën time të shejt e të dhënë.
Jetova për çelësin e simfonisë
Numër nëntë të Betovenit.
Sa herë u bë shpetim vargu
Me të munda botën e mëkateve.
Dhe mbeta kalorës i vetmuar
Vetëm hënën e putha në ballë
Për buzëqeshjen që më fali.
Me etjen nuk u fjalosa
Mbeta mëkatar i saj
Dhe shpirti mezi fitoj dyluftimin
E lotëve që më ngjajnë.
Janë shkri detit dhe mbushën lumë
E vetmja fjalë e fatitt tim
Që hedhë dritë në atdheun tim.`
Më,15.07.2015
SYTË E ATDHEUT
Më ngjajnë në sy të mi
Të kaltër si ngjyrë pranvere
Si fjala që hyjnitë sjellin
Tokës së etur të luftëtarit .
Atdheu ngjanë në ty
Që ruan historinë e lashtë
Të vet shqipeve të gjalla.
Në çfarë më ngjanë
Me shumë atdhe
Bamirësinë e nënës Tereze
Ku e ke.
Ah,engjëjt i kanë në mendje
Rrënjët tua Butrintit
Ku legjendat të rritën
Në Mbretëreshë Tanagre.
Sot prap i ngjanë
Këngës së atdheut
Fluturat mbetën lulet tua
Yjeve të të vijnë pranë.
Në mijëra vite
Ka nga një ëndërr fatlume
Që ndajmë sebashku
Me buzëqeshjen e hënës.
Kur liria më vjen
Kalorëse betejash të fituara
Pres plagët e Gjergj Elez Alisë
Emir yt më shëron fjalën time.
Më,14.07.2015
MOS HARRO LUTJET
Ndalo o dielli vapën
Mos e shpërthe vargun
Harroje ikjen e yjeve.
Në qiell mbytet mërzia
Tokës sot i sjelle shi
Të çelin pranverat e njeriut
Udhëkryqeve të vrara.
Ndalo sonte tek unë
Shëro sytë e atdheut
Mos harro lutjet e shiut
As për njeriun e varfër.
Ah, në shpirt të tyre ngjanë emri yt.
Më,12.07.2015
LUTJET E SË PREMTES
Sot bëra gjithëfarë lutjesh
Sëcilit skaj të botës u luta
Për pak harrova lutjen time
Të lutëm për lirinë e fjalës.
Më besoni në çka u shndërrua bota
Fytyra dehjesh takova sot
Sy të lenduar nga dhembjet e kohës
Ah,çfarë nuk takova këtu.
Më ngjanin në vet jetën e urrejtun
Fytyra të krisura sikur hanin lutjet
Ah, për pak bota mbeti pa fjalën time
Dua të falë engjëjve që thurin vargun tim.
Çdo fjalë që ma dhurojnë yjet
E ndajë me ëndrrën,sebashku bëhem fuçi njeriu
Bëhëmi fjalë e shejtë ,kujtim se si duhet jetë bota
Vetëm një ditë të kemi fatin ta jetojmë.
Sot u shndërrova në lutje të pathëna
Varg i krusur i vet botës se çmëndur
Pres të zbresin yjet një ditë tokës dhe detit
Ku lulet marrin emrin tënd Anna dhe Micheail.
Më ,10.07.2015
SIMFONI E DHEMBJES
Çfarë të them kur të dëgjoj
Besoj në zëra engjëjsh a zanash
Njëjtë u shndërrue në vet simfoni
Ah, nuk e dija më vinte e dirigjuar nga Betoveni.
Apo këtë mbrëmje ka dhe shpirt hyjnish që dirigjon
Nën tela si nën lot dëgjoj dhe shoh sytë e tu
Kah rrjedhin dhe ikin thellësive të detit
Të takohen me gota të thyera Titaniku.
Me zemra të bëra copë e grimë plagësh
Cila fuçi sonte ngritë botën mbi yje
Edhe hëna na u bashkue lotëve të dhimbjeve
Kësaj mbrëmje që nuk di fare të mbaroj.
Si të ngritëm,si të iku nga ky zë
Nuk kam fuçi të shkëputëm ,është zana
Që legjendat i shndëroj në botë lulesh
Ah,edhe emrin tim ma bëri si të Mujës.

Ma ngiti diku në yje e diku mbi ta

Më dha fuçi ta shëmbi edhe botën

Më fali qiellin, tokën e detin

Udhën për në diell vet ma rrëfej.

Më.9.7.2015

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.