22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Me poetin brilant Z.Stavri Hima

Vetmia është parajsa e njeriut! – tha ajo

Vetmia është skëterra e njeriut! – ia ktheva unë

Por ajo ma preu fjalën në mes
-Mirëmëngjes o interes
O trëndafili me ves
-Është shumë e përpjetë
Të gjesh atë që do vete
E ta gëzosh përjetë – i thashë
-E ke gabim o miku im
Se vetmija është parajsë
Askush s’të kërkon hesap
As më jep, as të të jap -tha ajo
-Atëherë fajin e paska perëndia
Që ka bërë të tilla çudira
I ka dhënë bekimin njeriut
Të bëjë pallën e ariut
NUK MUNDEM
Më ka marrë malli vërtetë
Të shijoj gjellë gruaje
Megjithëse gatuaj vetë
Tjetër supë tjetër fasule
Njerëzia janë bekuar
Që ta bëjnë jetén në çifte
Sepse dimri kërkon zjarrë
Që të ngtohë shpirtin ndër vite
Po mallkimit çfarë t’i bëjmë
Që na ndjek hap më hap
Thashethemet nuk na lenë
Jetën tonë ta bëjmë zap
Dhe mbillet kudo urrejtje
Ta urrejmë dashurinë
Të mos vijmë kurre ne vehte
Ta largojmë mirësinë
Dhe krijohet konfuziot
Nuk ja vlen të bëhemi çift
Më dëgjon a s’më dëgjon
Mbetemi si gomar pa bisht
Ndaj vetmia dashurohet
Dhe pëlqehet të jesh vetëm
Sepse tjetri nuk dëgjohet
Kur të thotë bëjmë tjetrën
Dhe gëzojmë këtë vetmi
Që na bë të fkasim me vehte
Pijmë nga një gotë raki
Me sebepe e pa sebepe
Mallkim që të vret është jeta
Në vetmi kur shporti vuan
Por edhe e vërtrta
Mbetet ëndërr që të zgjon
Dhe lajthit i ziu njeri
Për çorbën që ka gatuar
Ha e pi e bjerë e fli
Mos mendo më për tu zgjuar
Se kjo jetë në vetmi
Është mallkim i djallëzisë
Qe sundon për çdo njeri
Që ka fatin e vetmisë
Prandaj kënga vajton
Mora rrugën për Janinë
Isha vetëm
Bashkë me arabaxhinë
Por vetëm
Etj!
Mora rrugën për kurber
Medet o shokë medet
Kërkoja çfare dua vet
Belaja kudo më gjet
Gjeta dhallin me brirë
Hëngra bukë me shëllirë

Ndaj ju thashë…

“””””””””””””””””

EH MORE TAKU

Ah more Taku, more Taku

Kur më vrave mua tek pragu

Gjer në gju të vajti gjaku

Mendove se u muar haku

Të quajta një mik të mirë

Ti më vrave në errësirë

Të dhashë fjalë, të dhashë besë

Por ti, ma more në kthesë

Më vrave, të vraftë e mira

Përfitove nga errësira

Vetëm dritë të dhurova

Të më shikoje dhe të shikoja

Me nderim të respektova

Kur vendosa të të doja

Të desha si mikun tim

Aty ku ndjeja gëzim

Dhe mirësi për mikun tim

Ti më flake në humnerë

Kur më vrave për të tjerë

Si dhuratë nga miqtë “e mirë”

Më dhurove errësirë

Por unë dritë, përsëri të dhuroj

Atë mirësi gjithnjë kujtoj

Dhe nga shpirti s’të largoj

Sepse s’dua të të keqkuptoj

Sepse s’dua të të harroj

Për mirësinë që më dhurove

Atëherë kur më respektove

Nga mua vetëm mirësi do kesh

Pavarësisht se me atentat më vret

Sepse llogjika ime, nuk është si e jotja

Këtë le ta vlerësojë e gjithë bota

Dhe lufta jotë që të ka zënë sytë

Nuk ka më efekt të dytë

Se efekti i luftës tënde

Ka mbaruar në çdo anë dhe kënde

Nëse urren këtë mirësi

Kurrë nuk do gjesh qetësi

Nëse këtë mirësi e respekton

Do fitosh gjithmonë atë që meriton

Nëse nuk di të respektosh

Vehten tënde do shkatërrosh

Nëse di të nderosh mikun

Nder do gjesh në të gjithë “çifligun”

Ti je zot për vehten tënde

Ti je art për mendjen tënde

Nëse nga gjumi nuk zgjohesh

S’do kuptosh, do torturohesh

kur ta ndjesh se shkatërrohesh

Sepse mirësia, nuk është egërsirë

Që ta trembë, njeriun e mirë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.