30.5 C
Tiranë
E dielë, 15 Qershor 2025

Me poetin dhe shkrimtarin Hyqmet B Hasko

MYSAFIR JAM NË KËTË JETË…Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar

Mysafir jam në këtë jetë,
rrugetar i bindur që shpresoj,
gjithmonë një ditë te bukur do të ketë,
tek ajo pikë djerse që nga balli pikoj.
S’kërkoj asgjë më tepër se sa më takon,
ndaj toruan kurrë në jetë s’e kam humbur
dhe kur timbri i veshëve zhurmë dëgjon
qëndroj dhe nuk mbetem mendjeshkulur.
Dhe kur buza ime mbeti e zhuritur
dhe kur sytë shpejtuan e derdhën lot,
për shpirtin që përherë ma kanë ciflitur,
shpirtzinjtë,zemrën time s’e ndalën dot.
Bëra sa munda të mira në këtë jetë
dhe kurrë s’kërkova të ma dinë për nderë,
e mira mbetet dhe kur e hedh ne detë,
një shpirt i bukur nuk është kurrë i mjerë…
Se të gjithë mysafirë jemi në këtë jetë,
lum ai që të mira lë pas përherë me zemër,
nuk fitoi asgjë ai që pa të drejtë u bë mbret,
mbretëron ai që mirësinë në jetë e ka gdhendur.
Kështu dhe unë jam një rrugëtar që besoj,
tek ajo ditë që dielli qysh në mëngjes u duk,
tek të mirat që bëj gjithmonë shpresoj,
që askush mos të më thotë ai ishte kopuk.

Nuk mendoj se në jetë kam qenë perfekt,

pa dashur ndonjë fjalë pa fre e kam lëshuar,

sa që dhe në këtë moshë ajo fjalë më djeg,

unë dhe mirësia kësaj jete nuk jemi dorëzuar.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

LUSTRAXHIU, I BIRI BANKIERIT…
TREGIM.

Adelin Mirëbërësi nuk pati kohë as të parfumosej, por doli me ngut duke lënë pas një ofshamë, që iu ngrit nga krahërori, teksa mendonte se qe bërë vonë.

Adelin Mirbërësi po nxitonte për një takim të një niveli të lartë shkencor ekonomik bankier, që organizohej nga Komiteti Europian. Siç thamë, ishte vonë dhe nuk kishte kohë për dilemma. Makina i qe prishur dhe ai preferoi që të ecte në këmbë deri te salla ku do zhvillohej simpoziumi. Por sado vonë që mund t’i dukej, nuk mund të shkonte në një veprimtari të tillë pa i hedhur një sy të kujdesshëm vetes. E teksa kryente këtë rit, vuri re se këpucët ishin të pa pastra, aty këtu në to kishin ca pika baltë, që ngjanin me imzhe të ronitura të një harte lufte. Nënqeshi me vete. E pra, ai nuk kishte bërë kurrëfarë lufte, thjeshtë qe treguar i pakujdesshëm.

Iu afrua një lustraxhiu dhe, pa ia hedhur sytë, iu lut që t’ia lustronte pak shpejt, se ishte pa kohën e duhur.

Lustraxhiu ia kishte ngulur syte dhe nuk po ia lustronte këpucët, duke e lënë tjetrin në pritje. Lustraxhiu vetëm e vërente dhe një buzeqeshje fisnike ia stoliste fytyrën e rrudhur para kohe, po ku gjurmët e rinisë dhe të gjallërisë nuk e kishin humbur shenjimin e tyre.

Sytë e tij vështronin në bosh. Kur e kuptoi se tjetri nuk po vepronte, foli pa u rrekur ta fshihte një farë nervozizimi:

-Të lutem fillo, -i tha Adelini, -se jam shumë vonë.

Ai vështroi orën. Lustraxhiu nisi lustrimin, por herë pas here sytë e tij të butë e vështronin në një soj befje, sikur trembeshin nga prania e tjetrit. Më në fund, ai ia lustroi këpucët dhe ia bëri të shkëlqenin si një pasqyrë.

-Me shëndet,-i tha lustraxhiu.

Adelini i hodhi nje pesëqindshe dhe bëri të largohej…

Por, në një cast, pati një si kalamendje dhe qëndroi mëdyshas. Atë çast, sopo ia hodhi syte lustraxhiut, pati një befje dhe ndaloi…pastaj sikur shkriu brenda tij një masiv akulli, u turr drejt tjetrit dhe iu hodh në qafë.

-Po tiiii?!!- i tha…Në atë pyetje kishte hutim, mall, çudi, ankim, mungesë…

Tjetri rrinte kokëulur, si i zënë në faj.

-Nuk gjeta punë dhe fillova këtu. Babai falimentoi dhe vari veten.Çfarë kishim, na i sekustroi shteti dhe ua ndau borxhlinjve…

Adelini kishte mbetur pezull dha gati pa frymë. Pastaj përnjëherësh e mblodhi veten dhe i hodhi tjetrit dorën në sup ngrohtësisht.

-Mirë, -i tha Adelini, – sot nuk kam kohë, por nesër të pres në zyrën time. Nxitoi duke rrëmuar në xhepa dhe nxorri që andej dhe i dha shpejt një karvizitë, e përqafoi dhe u largua me nxitim.

Nuk pati kohë të dëgjonte përgjigjen e tjetrit, por iku vetetimthi nëpër asfaltin e lagur nga vesa e lehtë e asaj dite tetori

Adelini priti disa dite që t’i vinte lustraxhiu. Kishte një detyrim më shumë se moral ndaj tij. Ishte një detyrim shpirtëror, që e mbante peng. Tani që iu dha mundësia ta ndihmonte të birin, po ndihej mirë. Ai ishte i ishte borxhli, se babai i tij e pati ndihmuar të mbaronte studimet ne Harvard, duke i dhënë një shumë parashë, që nuk t’i jep njeri, as në ditë qejfi e as në ditë halli. Dhe, për çudi, ai nuk ia kishte pranuar lekët kur Adelin ia pati çuar, për t’ia kthyer borxhin.

-Mbaj. Ti i ke hallall, mor djalë. Përdori këto para për të çarë në jetë, se ndoshta do të duhen.

Adelini qe emocionuar shumë dhe mirënjohja, kjo ndenjë kaq fisnike njerëzore e pati mbështjellë në krahët e saj të butë.

Adelinit i pati mbetur në mendje që ai falemintoi dhe më e keqja, mbas falementimit vari veten, duke e lënë familjen e tij në një sikletët të paimagjinueshëm. Ai bënte çudi me vete, sepse i pati thënë të atit të shkonin t’ia ndihmonin mirëbërësit të ndjerë familjen, por ai i kishte thënë se kishin ikur jashtë shtetit, nuk dihej se ku!…

Çfarë kishte ndodhur?! Ku flinte lepuri, siç thotë populli?! Tani që po e mendonte, Adelinin gjithnjë e pati brerë nga brenda ideja se si babai i tij qe pasuruar shumë shpejt Në fillim ata patën një fabrikë të vogël vaji dhe në mënyrë të rrufeshme ajo u zgjerua dhe u moderrnizua. Pronat pasuan njëra tjetrën, por ai nuk e dinte tamam burimin e kësaj pasurie që zgjerohej dita ditës.

Ai e kishte parë shpesh bankierin të vinte në atë farbrikë. Ai gjithmonë bisedonte me babain e Adelinit me orë të gjata dhe kur ikte dukej teper i mërzitur. Babai i tij në çdo takim me të dilte nga zyra i skuqur në fytyrë si një lafsh gjeldeti.

Çfarë ndodhte në ato takime të çuditshme?!

Atëhere nuk e kishte vrarë mendjen, por tani po mendonte se diçka e keqe, e ulët dhe e pështirë thurej në atë zyrë misterioze nga i ati në kurriz të një bankieri, që vetëm para pak kohësh kishte qenë mirëbërësi duarflori i të birit të tij!

Dhe tani Adelini ndjente një nevojë të ngutshme për ta takuar të birin e bankierit, lustraxhiun. Kjo nevojë po e gërryente nga brenda si acid dhe pritja e padurimi po i ktheheshin në stres.

Adelini pati shkuar dhe disa herë të tjera tek vendi ku pati takuar lustraxhiun, por ai nuk lustronte më në atë vend. Pati pyetur një grua që tregtonte aty vazhdmisht

-Nuk e di, -i tha ajo,- mbase e kanë përzënë këta trapat e policisë bashkiake, që na janë bërë si rrodhe dhe nuk na lenë të hamë një kafshatë bukë.

Adelini ndieu një pickim në zemër dhe dhimbja poi a shkallomnte brinjët. Ku mund ta gjente të birin e mirëbërësit të tij, bankierit të vetëvrarë?!

Adelini i la kartviziten shitëses protestuese që t’ia jepte lustraxhiut…

-Mirë, -i tha ajo, -ia jap unë, por është mirë të shkosh në fund të qytetit,në Rrugën e Merhumave, se atje lustronte para se të vinte këtu.

Mbas shumë përpjekjesh,

Adelin arriti ta takonte të birin e Bankierit…E lanë të piqeshin në Hotel “Sheraton”.

Ai erdhi me pesë minuta vonëse, me një veshje të thjeshtë dhe disi të zbërdhylët nga tejlarja. Sytë e tij të trishtuar vështronin në një bosh të hirtë e të paskaj.

Midis tyre u nder një pauzë. Vetëm fëshfërima e ekspresit të kafesë që zhaurinte dhe prishte disi atë qetësi solemne.

Mbas nje heshtje të gjatë, Adelini foli:

-Besart, të kam pritur. Nuk di pse nuk doje të më takoje! Apo mos vallë të vjen zor, që unë dua të të ndihmojë!? Miku im, babai juaj ka qenë një baba edhe për mua. Ai më ndihmoj që unë të mbaroja studimet dhe atë ndihme unë nuk mund ta harroj Njeriu në jetë duhet të jetë mirënjohës, ndryshe nuk futet tek njerëzit.

Djali gjatë gjithë kohës rrinte në heshtje, por e shikonte në sy Adelinin. Sytë e tij të gozhduar në ballin e pjerrët të tjetrit fshihnin një botë enimgmash dhe dritëhijesh që ai nuk po i deshifronte dot.

-Unë kam menduar të të punësojë si menaxher te fabrika e babait tim. Ai nuk ma prish, ndaje qysh nesër eja të fillosh punë.

Tani sytë e lustraxhiut u shkëputën nga loja e dritëhijeve dhe foli qetë, por i vendosur:

-Dëgjo, mor miku im, e kuptoj mjaft mirë dëshirën tënde për të larë një borxh, duke më ndihmuar dhe duke më punësuar në fabrikën e babait tënd.Por, më lejoni t’iu bëj një pyetje të thjeshtë: A keni qenë ndonjëherë në atë fabrikë?!

Adelini kroi kokën dhe u zu disi ngushtë. Ku donte të dilte ky me këtë pyetje?!

-Kam qenë, – u nxitua të thoshte Adelini.

-Dhe nuk ke kuptuar asgjë se çfarë bëhet atje?

Adelini po qëndronte pezull,mbuluar me hije dhe dilemma.

-A e di, or mik, se ai babai yt ka marrë pjesë në një krim, ose më saktë ai është shkaktari kryesor që babai im falementoi dhe vari veten?!

Adelini qe zbehur dhe bërë meit.Këtë nuk e kishte menduar kurrë. Kishte dyshuar tek i ati, por jo gjer në këtë shkallë. Heshtja e tij fliste më shumë se qindra fjalë.

-Jo mor mik, unë nuk mund të vij të punojë tek një kriminel. Dhe nuk jam edukuar që të vij të punojë në një një fabrikë ku prodhohet drogë.

Kur u ndanë kishte rënë muzgu, por muzgu më tepër se në natyrë ishte i pranishëm në shpirtin e përmbysur të Adelinit. Rrëfimi i të birit të bankierit e pati tronditur thellë. Si mund ta bënte babai i tij një poshtërsi të tillë?! Si mund ta ngrente mirëqenien e vet mbi dhimbjet e tjetrit dhe mbi një biznes kriminal?

Kur vajti në shtëpi, i ati e kuptoi nga çehrja e të birit se diçka nuk shkonte si gjithmonë. Heshtja e tij dukej jo vetëm e rëndë por dhe e kobshme.

-Çfarë ke, biri im?!

-Sot takova një hije, që më bëri të më vijë turp nga vetja, baba!

-Çfarë thua kështu, biri im?!

-Po, po. Takova djalin e banakierit, mirëbërësit tonë. Kishte përfunduar lustraxhi, i shkreti. I ati vari veten, se ti e fute në mekanizma kurthesh të ndyra!

Të atit i hipën djersët nga sikleti. Nuk dinte ku t’i çonte duart, që i lëvizte ritmikisht si lavjerës.

-Kujdes more djalë…Unë…Unë…

-I mësova të gjitha. Gjithmonë kam dyshuar, por…nuk ma merrte mendja të ishe kaq cinik dhe egoist. E rropose tjetrin për t’u ngritur vetë. Në fabrikën tënde prodhohet drogë!

Të atit i ra të fikët, por ai nuk lëvizi nga vendi…Sytë e tij qenë fiksuar në një pikë në dysheme, sikur atje të lexonte një profeci. Erdhi e ëma dhe ia lagu fytyrën me ujë të freskët, gjersa babai erdhi në vete.

-Ke kohë tre ditë, -foli Adelini duke i mëshuar fort zërit.-Tre ditë për të pastruar gjithçka të ndyrë nga fabrika. Nuk dua as drogë dhe as trafikantë dhe njerëz të ndyrë nëpër këmbë. Ktheje fabrikën në destinacionin fillestar, për të cilën është ndërtuar. Nëse nuk e bën me hir, do ta bësh me pahir…do të vijë policia…

Babai kishte ngrirë si statujë. Nuk fliste asnjë fjalë.

-Paratë që ke futur në emrin tim në bankë,-vazhdoi Adelini me vendosmëri, pa u lëkundur asnjë çast, gjysmën shko dhe tërhiqi. Do t’ia japë djalit të bankierit, mirëbërësit tonë të ndjerë, që të mund të hapë ndonjë biznes të vogël. Është minimumi që mund të bëjmë. Të paktën t’i kthejmë paratë e tij që na i pati falur…

Kaluan muaj dhe babai u tërhoq nga drejtimi i fabrikës, duke caktuar në krye të saj të birin, Adelinin. Ai e pastroi fabrikën nga çdo veprimtari droge dhe gjurmë të paligjshme. Ua dyfishoi pagat punëtorëve dhe nisi me vrull puna për prodhimin e konservave të peshkut, i cili tanimë qe destinacioni i fabrikës.

Një mbërmje të vonë shtatori dy të rinj po darkonin në një restorant “Mirësia”, në shoqërinë e pijeve të zgjedhura dhe mezeve të bollshme bio. Ishin Aldini dhe Besarti, i biri i mirëbërësit të tij të ndjerë, bankierit, që i pati falur aq shumë dashuri, sikur të kishte qënë babai i tij. Paratë që i tërhoqi nga llogaria e tij ia dha Besartit, duke këmbëngulur që t’i merrte, se ishin borxhi, që ia pati falur babai i tij, i ndjeri bankier. Adelini e rekomandoi Besartin djalin e nder te bankierit, që këto para t’i fuste si aksioner në fabrikën e tij dhe të merrte përqindjen çdo muaj, sipas fitimit. Dhe Besarti kështu bëri.

Atë natë ata festuan një fillim të ri të lidhjes së tyre, e cila tashmë do të ngrihej mbi vlerësimin dhe besimin reciprok.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.