O Nënë e virgjër, përse je plakur kaq shumë? Përse u plak Mali dhe Fusha? Përse faqet të janë vyshkur dhe rrudhat në ballë të janë shtuar? Nënë, ne kemi bërë shumë përpara. Qytetet shndrisin, rrugët po ashtu, Autostradën e Kombit, Porte e Aeroporte, Spitale e Shkolla e shumë gjëra të tjera.
–Jo, bir, ju kam rritur me ndershmëri me gjirin tim, jeni bijtë e një gjaku, përse ju duhen kaq shumë sherre, kacafytje e mërira të panevojshme?! Përse e hodhën Flamurin si leckë, se shumë gjak është derdhur për atë Flamur. Këto më kanë plakur, biri im.
-Po Nënë, ke të drejtë, por çfarë të bëj unë më tepër?
-Jo ti bir, por të gjithë të bashkuar të dëgjoni fjalën dhe lutjet e Nënës!
-Po, Nënë, të betohem për gjirin tënd se do të bëhët siç dëshiron Ti Nënë!
-Atëhere, bir, Nëna do të rinohet për të mos u plakur kurrë!!!……
AMANETI KURRË NUK TRETET.
Jam shqiptar, amenetin s’e kam tretur,
Kapuçin e bardhë mbaj përmbi vetull.
Jam krenar për kombin tim, Shqipërinë,
Amanetin e kemi betim dhe për fëminë.
Në çdo kohë e në çdo vështirësi,
Zemra me rrëh veç për ty, Shqipëri.
Ky është vatani im, trashëguar prej atit,
Më i bukuri i globit, më i rëhatshmi i shtatit.
Në çdo vend të botës kur unë shkova,
Qetësinë e shpirtit kërkund s’e përjetova.
E bukur, e ëmbël je, moj Nënlokja ime,
Më e bukura e botës, ti burrnesha ILIRE!
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 10. 04. 2020)
EUROPË, MOJ EUROPË.
Moj Europë, shtrigë me thinja,
Pse i coptove, ti trojet e mia?!
Tash po t’mallkon ty Perëndia,
Dhe të vendoset në vend drejtësia.
Jemi shqiptarë, të parët e Ballkanit,
Këtu ia lëmë fjalën vetëm historianit,
Se këtu “kemi fise e kemi farë…”,
Se këtu kemi kënduar, kemi qarë.
Prandaj Europë më kthe historinë,
Të bashkuar e dua të gjithë Shqipërinë.
Ndryshe për ty ditë të zeza do të vinë,
Vëri gishtin kokës, lëre marrëzinë!
(@ Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 09. 04. 2020)
ZOTI E DO FORT GRIXHEN E TIJ.
Koronavirusi nuk është dora e Zotit,
Është dora e djallit në mendjen e robit,
Krijuar në laborator komunist në Kinë,
Të vrasë pa gjyq të sëmurët e pleqërinë.
Në Kinë u lëshua e mori furishëm botën,
Në të gjitha kontinentet pruri zi e mortën.
U sajua të hiqnin qafe të sëmurët e pleq,
Mjerisht vret fëmijë, të rinj e moshën e tretë.
Qeveritë e të gjithë botës kthyer në vampirë,
Vrasin pa mëshirë, me hirë o me pahirë.
Ngujuar në shtëpi të gjithë bëjmë sehir,
Në shpëtofshim nga virusi, do vdesim urie.
Mallkuar qofsh prej Zotit, ti, o dorë e ligë,
Dorën e djallit përdore ti, o e liga shtrigë,
Se Zoti e do shumë fort grixhen e tij,
Do largojë virusin e dielli do lindë përsëri.
(@ Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 05. 04. 2020)