27.5 C
Tiranë
E premte, 22 Maj 2026

Me poetin “KUJTIM HAJDARI”

KJO KOHË E KEQE
Kohë e keqe, sa më trishton,
Kur bie shi dhe erret qielli,
Dhe pse dikush pret e gëzon,
Bahçes së tij pak ujë t’i sjelli.
Koh’e keqe më bën të zymtë,
Buzëqeshjen sa shpejt ma tret!
Ma fsheh në vellon e përhimtë,
Si diellin humbur nëpër retë.
Unë gjërat dua t’i shoh qartë,
Botës t’i flas me zemër hapur,
Vendet që shoh përreth në hartë,
Me hapin tim, çdo herë, kam matur.
Përtej mjergullës shpesh kam parë,
Botën lidhur e të maskuar,
Si bir’i saj me shpirt të vrarë,
Si një Titan për ta ndryshuar.
Kjo maskë që koha vë përherë,
Me vranësirat që enjtin vitet,
Si reumatizëm do t’më ther,
Si një ëndërr që shkon e vritet.
Kujtim Hajdari
“””””””””””””””””May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
DHE 100 PLOT GËZIME
Gëzuar, bija ime, gëzuar,
Në jetën tuaj, vitet kurorë,
Me qindra gëzime zbukuruar,
Lumturinë thurshin me dorë.
Ty dielli të qeshtë gjithmonë,
Dhe njëqind e më shumë pranvera,
Ç’të pëlqen zemra, ç’të deshiron,
Jeta sjelltë për ty ngahera.
Te shoh si nënë plot dashuri,
Si bashkëshorte shëmbullore,
Të dashur, t’ëmbël në shoqëri,
Motër e bijë dhëmbshurore.
Qoftë jeta jote vetëm këngë,
Horizontet të gjithë plot dritë,
Mos paçi kurrë dhimbje e brengë.
Veç gëzime mbushur në shpirt!
Kujtim Hajdari
“””””””””””””””
SYTË E TU
Të bukur si rreze dielli,
Të heshtur si rrezet e hënës,
Sytë e tu prej kaltërsi qielli,
Si tingull’i ëmbël i këngës.
Sa ëmbël që përkëdhelin,
Sa ëndrra në shpirt më zgjojnë,
Si lulet pranverës kur çelin,
Parfum jete përreth më shtojnë.
Si një zog pa fre dhe i lirë,
Në thellësinë e tyre pa fund,
Kridhem me kaq shumë dëshirë
Ku val’e ëndrrave më përkund.
Kujtim Hajdari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.