15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 23 Prill 2025

Me poetin Pjetër Ndrecaj

Nji foto kujtimi me Mjeshtin e Madhe GEZIM KRUJA..

Pena.

Shekujt ikën
Koha u tret
Gjurma mbetet
Çfarë shkruan pena
Kurr nuk vdes
Mpreha penën
Me i dhën me shkrue
Koha moti
Si kan ndrrue
Jo shumë moti
Kemi shpresue
Nga tradita
Mos me u largue
Shumë zakone
Kemi ndrrue
Nuk ka pen
Që ka me i shkrue
Plaku shtëpin me drejtue
Me dhën urdhëra
Me u ndëgjue
Tani plaku
Ka pushue
Se kështu koha
E ka prue
Dasht e s’dasht
Duhet me u pajtue.

08.04.2020 Autori: Pjetër Ndrecaj

Vend takimi..

Prej që bota
Është krijue
Njeriu din me dashurue
Din urrejtje me gjelozue
Din premtimin për me rue
Fjalën e dhënë
Mos me tradhtue
Si në qoft burrë
Si në qoft grue
Kur në bes jan besatue
Kur jep fjalën mos me ndrrue
Qoft me jet me pague
Dy të ri kur jan besatue
Orë e kohë i kan caktue
Tek pusi me u takue
Për çka do me mungue
Kur koha fillon me kalue
Fillon dyshimi me u shtue
A mos bëri loj me mue.
06.04.2020 Autori:Pjetër Ndrecaj

Abc.

Fotografia e Pjeter Ndrecaj

Une jam e vogël
Tani në klasë të parë
Fillova të mësoj
Abc e parë
Por sipër kokës
Në pem
Një marimang
Rrinte var
Ishte befasi
Sikisha parë më par
Nga një fije
E vogël
Ajo rrinta var
Ajo bënte punë
Hapte rrjetin
Do vinte tek une
Kisha frik
Do me prekte
Në hund.

02.04.2020 Autori:Pjetër Ndrecaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.