Dhe fjala nga të paditurit të nëpërkëmbet.
Më mirë hesht dhe shtrëngoj dhëmbët.
Se harroj ditën që u betuam ne të dy,
Bashkë do jemi e s’do ndahemi asnjëherë.
Të mos ketë mes nesh grindje e mëri,
Veç çdo stinë ta kemi pranverë.
Sa i dua lulet, lulet i dua shumë,
Sa i dua lulet që çelin tek syri,
Eja ti si lule të çelesh tek unë.
Të çelësh tani dhe pa ardhur prilli.
Që kur ti me mua je lidhur,
Dhe më s’u ndamë asnjëherë.
Zemra nga brenda portën ta ka mbyllur,
Dhe ti mbete brenda, mbete luleçelë.
“””””””””””””””””””
PRANVERA.

Zogjtë e parë cicërojnë,
Dhe kthehen varg e varg.
Ca gonxhe më tutje lulëzojnë,
Pranvera tani s’është më larg.
Iku kokëulur dhe ky dimër, si ngahera
Ndërsa në shpirt njerëzimi ka ftohtë
A ka një stinë kaq të bukur sa pranvera?
Që në shpirt është kaq e ngrohtë?
Dimri le të vij si të dojë,
Me vargjet e mia do të mbush fletët,
Veç pranvera di të zgjoi,
Frymëzime tek poetët.