PARADOKS
Në Lezhë,
pasi pinë një gotë bashkë,
përcillen,
ndahen miqtë…
Thjeshtë,
mbesin jashtë,
në tavolinë të braktisur,
fjalë të fshehta
dhe pordha më e madhe,
50 lekë për kamarierin,
bakshish…
Miqtë pastaj,
fshihen prej frike….
Edhe në raste absurde,
gjykimi vjen,
prej Amerike…
Ul perden prej beze.
Hajt më!
Teatër Lezhe…
“”””””””””””””””””
DHELPRA DHE RRUSHTЁ
( variant modern )
Meqe s´ke shans t´përfshihesh në krahët e mi,
por si një shtretk, mbetesh larg… përtej,
poshtë e përpjetë llomotit me „ madhështi”
Uffff….! Ёshte gej…!!!
“”””””””””””””””””””””””””””
Ruaja mendët e kresë!
Të paktën,
ata pak që i kanë mbetur,
edhe pse,
për faqe zë zezë…
Amen!
“”””””””””””
NATË HESAPI…!!!
Nata sonte,
me siguri,
do ti ngjajë një lapsi
të pamprehur…
Unë,
territ,
si dikur fëmijë,
me dhëmbe,,
do t’ia nxjerr
plumbin e fshehur…
Për të shkruar,
çmendurinë e rradhës,
as i lirë,
as i pandehur…
“”””””””””””””””””””
MËRZI
Sonte,
ndihem si ushtari i dikurshëm,
në thirrjen e mbrëmjes…
Këpucët e pallustruara.
Qaforen e pandërruar.
Mjekrrën gjysëm push,
të parruar…
Në mungesë të diçkaje,
të panjohur,
të paditur,
të papërcaktuar…
Njerëzit modern,
ves pa ves,
na i thënkan…
stres…