5.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shkurt 2026

Me poetin:Shefik Arifi

KUJTIM PRANVERE
May be an image of 1 person, lule dhe ambiente të jashtme
Iku pranvera dhe sivjet
U fsheh ngadalë. Kujtimet ruhen.
Një tjetër stinë të vijë pret
Të ngrohë në shpirt ata që duhen.
Iku pranvera dhe hapat hedhin
Vajzat çapkëne me kordele
I ruajnë lulet, të mos i shkelin
Se i kanë kujtim pranvere.
“”””””””””””””””””””””””””””

SYTË S’MË MARRIN NGJYRA JETE
Kur shoh poetët që bëjnë vjersha
Dhe të gjallërojë një plis
Kur shoh njerëzit në protesta
Them se këtu diçka lëviz.
Kur s’ndjej më kundërmim bjeshke
Dhe erën e mimozës s’e ndjej.
Sytë s’më marrin ngjyra jete
E them hapur, dot s’gënjej.
Nga libri „Le të mbetëm cicërrim“
“”””””””””””””””””””””””””””””””””

SH K R O N J A T
Shkronjat, një nga një i mblodha
Dhe i hapa fletët si re të bardha
Me ato, poezi pafund shkrova
Dhe s’më shkoi kot fjala.
S’e shkrova vargun shpejt e shpejt
Si qershia mbi tortë ajo të ish
Që dhe lexuesi të më japë të drejtë
Të thotë:”Asgjë mangët nuk kish”.
I mblodha shkronjat një nga një
Dhe asnjë s’më iku si erë
Që poezinë, pa zot të mos e lë
Të mos e lë në tokë djerrë.
“”””””””””””””””””””””””””””

NUK PATA FAJ…
Emrin tënd, më s’e dëgjoj
Dhe zërin tënd po ashtu
S`më bëhet të ik e të shkoj
Ku të shkoj, më thuaj, ku?
Ne s’u ndamë me të shara
Veç thamë një “lamtumirë”
Në shpirtin tonë s’kish të çara
Dhe asgjë nuk kishte ngrirë.
Emrin tënd, më s’e dëgjoj
Dhe zërin tënd po ashtu
S’më bëhet të ik e të shkoj
Ku të shkoj, më thuaj, ku?
Dhe pse ashtu, të mbaj në mendje
Të mbaj në shpirt, në shpirt të mbaj
Ti s’kishe faj për veten tënde
Por dhe unë, jo, nuk kisha faj.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.