25.8 C
Tiranë
E martë, 9 Qershor 2026

Me sy të ndezur drejt qiellit të Amerikës

Namik Selmani
Të shohësh Amerikën e madhe sy më sy, qofsh nga një vendi i madh apo i vogël gjeografikisht, ekonomikisht apo demografikisht. është një guxim bukur i madh. Është si të prekësh një mal të lartë që kaherë ia ke lakmuar majën.May be an image of skyscraper dhe qiell
Si një këngë që e dëgjon dhe që në fillim të mbetet në buzë, si ato lulet që bashkë me ndjesinë e bukurisë, të japin dhe aromën e tyre. Është edhe një lumturi. Është një nga ato sfida që Amerika i ka patur të shumta në historinë e saj dhe që akoma është një sheshmejdan sfidash të gjithanshme, që shpesh bëhen edhe një lloj “shkolle‘ për të tjerët, por është edhe detyrim kur duam të mendojmë për bashkëjetesën mes kombeve. Të gjithë kemi nga pak Amerikë në veten tonë. Në ëndrrën e prekjes ose të mosprekjes së tokës së saj, të qiejve të saj, të hapjes së një Universiteti, të një parade mode për stilistët që e nisin plot dë shira dhe pasione atë rrugë pa ia ditur fundin diku në një qytet të Shqipërisë, të Kosovës apo dhe në Tetovë, Shkup, Gostivar. Pa folur për politikën. Në çdo përplasje të kreshnikëve të politikës shqiptare në Shqipëri në Kosovë e në Maqedoni, por nganjëherë dhe në Mal të Zi. ne bëhemi me sy dhe veshë nga Uashingtoni, nga Njy Jorku.
Në atë lidhje familjare qoftë dhe fisnore apo dhe të fqinjësisë që kemi me të. E që shumë herë bëhet garanci për të shënuar në shkresa se kush na mbështet në Amerikë në hapin e parë të qëndrimit. Në atë lidhje profesionale, pedagogjike. Në atë monedhë me emrin “dollar” që e mbajmë në duar në të gjithë botën e qetësohemi se nuk kemi nevojë të bëjmë këmbime të mëdha e të vogla në këmbimoren më të afërt apo në një bankë ku duhet të rrish në radhë deri sa të marrësh këtë shërbim. Në atë vargan njerëzish që futeshin në portet e mëdha të Amerikës, në Boston, Njy Jork në filim të shekullit XX apo dhe në fund të shekullit XIX, kishte edhe shumë shqiptarë të ardhur nga qytete të ndryshme. Nga Jugu e Veriu. Nga Kosova e Çamëria. Herë me një flamur kombëtar në torba e herë vetëm me plaçkat e trupit. Njerëz që mbanin në duar në ato torba të mbushura ca plaçka që mbajnë të gjithë udhëtarët e botës në udhë të largëta. Mbanin edhe njëri-tjetrin, ashtu si ndodh në të gjithë mërgimtarët e botës të të gjithë kohërave.
Për të qenë shumë herë “krah” për njëri-tjetrin. E sytë e Amerikës u bënë pak nga pak edhe sytë e shqiptarëve që jetonin këtu. Me sfidat e vështirësitë e tyre.
Me ëndrrat e pafund që ata thurnin tek mësonin shkronjat e reja apo kur mblidheshin mbrëmjeve dhe flisnin për hallet e tyre e të atyre që kishin lënë larg, sepse edhe kartat që dërgonin e merrnin, nuk e bënin dot ashtu si duhej. Mbase edhe këndonin ndonjë këngë me zë të ulët. Një këngë kurbeti. Një këngë dashurie të lënë në një krua, në një livadh, në një odë. Një këngë për trimat e vendit të tyre që ishin bërë histori dhe duhet ta dëgjonin edhe këtu ku një gjuhë tjetër i priste në rrugë, në dyqan, në punë, në tren, në minierë e kudo. E ishte një shtet me ligje Amerika. Me kushtetutë. Me një diktat apo ndihmë që iu jepte të tjerëve. Tani për shqiptarët nuk është vështirë që të shohësh sytë e Amerikës. Bota është zvogëluar shumë nga mjetet që ajo përdor. Edhe nga Shqipëria e Kosva mund të ndjekësh se si ka mbirë bari një një nga parqet e Bostonit dhe të Njy Jorkut, se si kanë çelur lulet. Apo të shohësh se si ka rënë
dëbora në Tomor e në Sharr. Deri tani këtë gjë e ka bërë më shumë folklori. Një libër modest ku pjesa më e madhe e këtyre poezive kanë temën e atij komunikimi shpirtëror mes dy kombeve tanë le të hedhë një gur të ri në një lloj letërsie që nuk e kemi parë rëndom. Para politikës, ekonomisë, fjala letrare duket se ka qenë (dhe vazhdon) të jetë ende e brishtë. Ështe bukur që të bësh një vellim me poezi nga Bostoni dhe nga mbarë Amerika. Në të ka madhështi ka lirikë, ka mall, ka dritë, ka tinguj, ka trishtim detarësh, ka urime për udhëtarët e qiejve, ka dhe shumë shqiptarizëm
Kur erdha në Amerikë dikush e dikur më pyeti prej nga vija. Ku kisha jetuar deri në atë kohë. Dhe po flisja. Mendoja, se flisja bukur. Ëmbël. Fytyra më merrte dritë, kur flisja për vendlindjen e viset e mia.
Po duket se sytë e mi nuk kishin bërë detyrën ashtu si duhet aq mirë. Kishte një lartësi jete që s’e kisha prekur. Që nuk kishte emër, por që dukej se ishte e madhe. E bukur. E fortë. E (pa) arritshme për atë kohë. Po, thashë me vete, duhen parë sytë e Amerikës. Dhe dashuria e bukur, e fortë, më e madhja në botë nuk fillon te kuleta, te celulari, te makina, te hoteli, por tek sytë. U pamë sy më sy me Amerikën, unë dhe familja ime. Ia kërkova asaj që të më jepte sy të tjerë për të parë udhën, kur të hapja derën, kur të prekja bukën, kur të hapja derën e makinës, kur të shihja se si luante para meje zjarri si një lodër fëminore. Kërkova sy që të shoh blerimin e ri e të mos dehen e të mos vë kurora që të them se atje dhe këtu ishte më bukur se këtu. Joo, nuk ka kurora se vetë jeta ia vë kuorën bukurisë. Doja forcë që të mundja ndonjë ortek që mund të vinte në rrugët e jetës. Se deri në atë kohë në xhep, në trastë, në duar kisha një busull dhe thashë se ajo nuk ishte e vetmja që kish unë që kishin të tjerë si unë. Se ishte kur merr ujë pampori dhe avioni hap dyert e sigurisë në atë luftë ku asnjë nuk e di se si do mbarojë lufta me të keqen. U dashka ajo busull, e doja në atë udhë një fllad të ri që të më ngrohte këmbën e të më ngrohte gjoksin. Se doja forcë prandaj më duheshin që të shihja dhe yjet e flamurit amerikan në shumë shtete të tij edhe në kufi të tij. Dhe kënga donte lartimin. Donte fitoren e pafituar. Se direkët e Anijes së jetës donin forcë, donin një këngë të re peshkatarësh. Dhe eca. Dhe ndala Dhe qava nga fitorja e bukurisë. dhe mësova atë që nuk e dija. Dhe u lumturova. Merrni një copë të shkrimit tim në udhëtim miqtë e mi. Merreni e mos u lodhni kaq sa unë! Do ta keni më të lehtë fitoren kur të nisni betejën. Më të lehtëëë.
NË KISHËN E SHËN-GJERGJIT NË BOSTON
Noliane
Vjen një zë o nga Shën-Gjergji,
zgjohet fjala dhe kuvendi,
ma dredh trupi një këmbanë,
një kujtim ma sillka pranë!
Pa më celka lule shpirti
tek vaditet nga nderimi,
tërë drita, tërë hire
dritë të kuqe shqiptarie.
Dhe përhumbem thellë ëndrrës,
krahë të rinj ia jepkam këngës,
Me jep kënga frymë lirie,
gjoksi merr fllad krenarie.
Po kujtoj sot Bunën, Drinin
kujtoj Lanën dhe Shkumbinin,
kërkoj Vjosën, Lumëbardhin
më vijnë syve xixa stërralli.
Sjell të fala si pëllumba
shkoj me Nolin nëpër fusha,
prek këmbana shenjtërie
marr bekim të flas me yjet.
Marr bekim për ardhmërinë,
bashkë me Nolin zgjoj urtinë,
i them ditës : “Mirë se erdhe!”
në çdo rrugë e dëboj heshtjen.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.