“””””””””””””””””””
U THA U BA…
Ate që e tha, e bani,
Ja që e mbajti premtimin,
Presidetja, Zonja Osmani,
Rrënjsisht e bëri ndryshimin !
Çfarë ndryshimi bani kjo ?
-Shprehet baca, gjithë maraz,
Kosova në vendnumëro,
Po ban vetëm hapa pas…
O bac, mos e humb durimin
-I thanë: -mos u keqkupto,
Tybe, e ka mbajtë premtimin,
Eh, per çfarë, e din “Ajo”…
Hallallë të qoftë, o presidente,
Me ju po na “buzeqesh” fati,
Me shpenzime marramendëse,
Ke hequr shumë “okë” nga shtati !
Eleganca të jep vlera,
Kur të pashe u befasova,
Dikur, nuk të zinte dera,
Sot më ngjanë si miss Kosova !
-He, bablok, -i thanë më vonë,
S’ka pse të humbasë durimi,
S’ka si presidentet tonë,
E kupton ku është ndryshimi ?
VEBI KURTAJ
“”””””””””””””””
NAMAZI I RAMAZANIT
Dita e pare e ramazanit,
Po fillon moti i nxehtë,
I uroj çdo muslimanit,
Agjerim sa më të lehtë.
Lart, drejt qiellit, në hava,
Atje ku është e verteta,
Kush beson, të bëjmë duva:
-Na ndihmofshin këto ditë t’ shenjta.!
Kur t’ vinë dita, per bajram,
Në çdo shtëpi e në çdo voter,
Katolik e musliman,
T’ festojnë bashkë, në një sofer.
Se shqiptarët kanë një zot,
Janë të lashtë e kanë një gjak,
Është i vetmi komb në botë,
Që bashkëjeton si një konak.
VEBI KURTAJ