https://www.facebook.com/zaniveriut/videos/271486467666822
SHQETËSIMI I MONËS…
-Ç’ janë këto britma shtazore?!
Eh, ç’ më dole nga kontrolli…
Mona, me Liken perdore,
Në “klinikë”… per te doktori…
Në “klinikë” sa ka arritur,
(Elbete, asht zonjë e parë)
E hap’ deren pa trokitur,
Doktori: -Euh’! -çfarë ka ngjarë?!
-Doktor, jam e shqetësuar,
Ndaj s’ kisha durim me pritë,
Merru pak me mikun tuaj,
Ka nevojë per një vizitë…
Bëj diçka, o ma “hiq syshë”,
S’ asht në tokë, as në hava,
-Prit t’ ia fus gishtin në bythë,
Të tregoj çfarë hallit ka…
-Hë pra, -atë them dhe unë,
Shpresoj t’ na tregojë “hallati”,
Eh, po ta dëgjosh në gjumë,
Si tmerrohet nga i “gjati”…
-Like! -i thërret doktori,
Per çudi, s’ i ndihet zani,
Mona: -o bobo, ç’ na polli,
Më duket, na dështoi plani…
-Mona, mos u bëj manjake,
Vetem unë ia kuptoj lojen,
As dhelpra s’ asht ma dinake,
Ky hedh’ gurin dhe fsheh doren…
Janë shumë gjëra qe s’ i dini,
Mos u trembni nga ekranet !
Problemi nuk asht Edvini,
Tjetër kund rrahin “çekanët”…
Sa po më çudit, moj Mona,
Punët duan marifet,
Edvini asht pjesë e jona,
Ka të njejtin kasavet…
Ndaj desha të bëj me dije,
Ne, që lehim si zagarët,
Shahemi me liber shpije,
Mos të na kuptojnë shqiptarët.
Eh, po i bindem “të marret”
Shqipëria flakë të digjet,
Dhe pastaj amerikanët
Le të na i mbyllin shtigjet.
-Po Luli, të keqen Mona,
Per cudi, me gojë s’ po zihet,
-Lere fare, pemë pa kokrra,
S’ din gjë tjeter, veç të krihet…
Luli ka problem me vehten,
Broçkullet si papagal,
Sikur ka futur kaseten,
Çdo ditë me të njejtat fjalë…
Politika don guxim,
Kurse Luli, per çudi,
Sa herë që hiqet si trim,
Shkon i “lagur” në shtëpi…
Mos ta lëmë rininë të “zgjohet”,
Çdo protestë që del në shesh,
Duhet të politizohet,
Perndryshe, shkuam per “lesh”…
Po u fut një” fryme” e re,
Nuk i dhimsemi njeriut,
Pastaj, vajmedet per ne,
Nuk na ze vrima e miut…
Shqipëria, në duart tona,
Kjo asht e vetmja mënyrë,
30 vjet, e dashur Mona,
Majtas, djathtas, një fytyrë…
VEBI KURTAJ