0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Mëhill Marku

UNË KURR NUK KAM PER TA BESUAR !===
===============================
Sa herë në ceremoni mortore kam shkuar
A në kisha ku prifti ka çuar e thënë meshë
Kjo jetë është e rrejshme ai ka predikuar
Veç jeta pas vdekjes është jeta e vertetë!
Kët gjë jo kurr unë nuk e kam besuar
Per kët kam qenë,jam e ateist do mbes
Nëse është e vertetë dikush e ka provuar
Të ma vertetojë dhe unë s’kam frikë të vdes!
Dhe Danten disa herë e kam lexuar
Per të shkuar në parajsë është Golgotë
Dhe pse jo e mirë kjo jetë duhet gezuar
Atë tjetren ta provojë prifti e të na e thotë!
Ashtu si në univers çdo gjë ka ndryshuar
Dhe feja peng i dogmave të mos mbesë
Ashtu si Shënjti Vojtila që falje ka kerkuar
Që pranoi shkencen ndaj një dogme të fesë!
Dhe prap në morte e kisha do të shkoj
Dhe priftin me dilemë kam per ta dëgjuar
Më mirë të mos e thotë se unë s’e besoj
Kjo është jetë e keqe,vdekja jetë më e gezuar!?
Mëhill Marku
Shëngjin : 29.05.2020 20:30
===============================
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.