13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Mëhill Marku

 

ARKIVOLI “NENDETSE” !

=====================

Si gur i rëndë do më rëndojë

Në qafen e ndergjegjes time

Ajo ditë kob që më drithëroj

Si diten më të veshtirë në lundrime.

Në krah mbi supe mbanim një epokë
Në shpirt e zemer dhëmbje e lot
Rëndonte më shumë se Nendetsja o shokë
Me atë komandant si do ndahemi sot!?
Stë kishim parë kurrë të shtrirë

O

Aleko Pojani

, o komandant i rrallë

Dhe toka e qielli ishin nxirë
Deti oshtinte me gjëmë e dallgë!
Nendetsja 105 kishte ul flamurë
Gjysem shtize atje në dyrek
Dhe Flamuri lotonte per kët Burrë
Komandanti që vdiq për të mos vdek!
Sa shumë ai arkivol rëndonte
Sikur Nendetsen të kishim mbi supe
Mbi supet tona vdekja lundronte
Shpejt ike komandant,sikur na hupe!
Gjithë jeten ne ai Burrë
Na ka zhytur thëllësive të detit
Prej tij dhe Nendetsja merrte nurë
Si nenujes mbajti Kuroren e Mbretit.
Sa i madh ai arkivol na ngjante
Sa një Nendetse gjatë e gjërë shtrirë
Të dy me Nendetsen që asgjë s’i ndante
I varrosem bashkë si binjakë të mirë!
Ne me ju të pa besë u treguam
Kot komandant na pate miq e shokë
Ju jetë na dhatë kur nen det lundruam
Ne po të zhysim per të mos dal,nentokë!
Ju ishit nenujes i zoti Komandant
Si trim i dole zot detit arbërorë
Në fund detit i jetes tonë ishe garant
Fati të bëri sot të bëhesh dhe nentoksorë!
Ike Komandant pa na thënë një fjalë
Me atë zërin e ngjirur në dallgë e suferinë
Në shpirt na le dhëmbje e mallë
Sot ike në një lundrim të gjatë, pa kthim!
Tek të ulnim avash në atë varr
Sikur Nendetsen po zhytnim, o shokë
Dallgëzonte deti, gjëmonte si i marrë
Mortin tënd e të Nendetses kishim sot!
O Komandanti ynë, mos u mërzit
Një nga një tek ju do të vijmë
Mes nesh ju prap keni per të ndrit
Si ahere kur ndrisje në të gjatin lundrim!
Nëse vonojmë tek ju të vijmë
Nëse malli do tu marrë,mos u bëj merak
Na le mbrapa të tregojmë per ju lavdinë
Se emrin e le të shkruar në histori e bajrak!
Na u duk se edhe duart na u thanë
Tek ju hidhnim nga një grusht me dhe
Veç trupi yt pushoftë në tokën amë
Se lavdinë e le,sipër, shperndarë nder ne!
E dimë Komandant dhe atje në varr
Një sy hapur do e mbash si në periskop
Stë tret dheu o i detit Ylli Polar
Pa parë detin,Nendetsen, pa u çmall me shokë!

Mëhill Marku

(Ish bashknenujes e mvartes i Komandantit Legjëndë të nendetseve ALEKO POJANI.)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.