TË DASHUR SI UNË KURR NUK GJETE!
===============================

E tretem gjithë jeten detit
E kurrkush nuk na e diti
S’ka gjë ja dijtem vehtit
Dhe shpirtit që na ndriti!
Sa herë të shikoni dallgë
Sa herë të shikoni valë
Jam unë detari rrudh e plak
Me flokë me shkumë të bardhë!
Sa herë të gjëmoi deti
Sa herë të shkrep rrufeja
Si sirenë e anijes më mbeti
Sikur më thret: eja vrap eja!
Dua të vi o deti im i dashur
E shpirti sa s’më plas
Harrove: ti më ke plakur
Tani si ti rri vetem si bunacë!
Më janë lodhur sytë
Më ka lënë dhe takati
S’më bëjnë më as dylbitë
Yje s’më ul më sekstanti!
Sa herë të më marr malli per ty
Do të vi ashtu dhe këmbadorë
Dhe po s’të pash me sy
Do të puth e prek me dorë!
Do të puth e prek me dorë
Dhe do të pi pak,pak ujë
Dhe po s’më ndezi motori
Mallin per ty do ta shuaj!
Eh det, o dashuria e jetes time
Si legjëndë sot seç mu shfaqe
Sa herë valët t’i kam bërë rima
Sa herë dallget t’i kam thurë vargje!
Ngado që shkoj,ngado që vi
Pak ujë deti e marr me vehte
Ta dish: mbaje mënd dhe ti
Të dashur si unë kurr nuk gjete!
Sa herë të fryjë e fryjë erë
E lart ,lart të ngrihet dallga
Te ti do të vi,do të vi perherë
Se per dashurinë tënde
Gjith jeten hapur më rri plaga!
Dhe kur do të iki nga kjo botë
E më në takim s’do jem, s’të vi,
Do marr ujë deti në një gotë
E bashkë të jemi pergjithënjë!
Mëhill Marku
Shëngjin: 28.07.2020 16:08