22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Mëhill Marku

 

ÇFARË BËN BIJA PER PRINDIN E VET!
===============================Imazhi mund të përmbajë: 1 person
Shumë gjëra në jetë kam parë e kam degjuar
Po kurr s’kisha parë e dëgjuar ket histori
Një plak denuar me vdekje me mosushqyerje
Dhe gjestin hyjnor që ka bërë per të atin bija e tij!
Nuk e di se ç’krim të rëndë babai kishte bërë
Dhe emrin e piktorit,sa keq,e kam harruar
Më shumë se piktura gjesti i vajzes ka vlerë
Ndaj kur e pashë mbeta krejt i mrekulluar!
Per fajin që kish bërë fort e kishin shernguar
Këmbë e duar lidhur ditënatë me zingjirë
Denuar me vdekje duke mos u ushqyer
Thua se boten e kish rrokullisur me brirë!
Iknin ditënetet e ai dobsohej e shkrumbohej
Me barkun zorrëngjitur e per ujë i zhuritur
Kishte një vajzë që per atin çdo ditë pergjërohej
Tek shihte vuajtjen e babait dhe ajo ishte e cfilitur!
S’e zinte vendi vend bijen e tij të dashur
Se si jeten të atit si mund t’ia zgjaste
Si babai dhe ajo ndjehej dy herë e prangosur
Dhe shpirti e zemra s’i duronte sa si plaste!
Dhe një ditë si ëngjëll fort e kishte menduar
Atë që veç një bijë e dashur mendon per babanë
Fëmijen e saj të vogel e linte pa gji të ushqyer
Dhe në takim te babai shkonte e i rrinte pranë!
Shihnin njëritjetrin të dy lotuar e pergjëruar
Trupi e jeta e babait si një yll çdo ditë duke u shuar
I afronte gjoksin sikur të ishte fëmija i saj
Dhe babai pinte jetë e shtynte ditë duke jetuar!
Dhe prap kur e lejonin babait i shkonte pranë
Dhe jetë nga jeta e saj çdo herë i jepte
Se çfarë mund të bëj më shumë një bijë per babanë
Ndaj ky gjest hyjnor ngulur në mendje më mbeti!
Mos ma kerkoni asnjëherë emrin e piktorit
Nuk e mbaj mend por në mend më ka mbet e s’më tret
Me penelin e tijë e mendjen e hyjnorit
Na tregon se ç’ben fëmija per prindin e vet!!!
Mëhill Marku
Shëngjin: 30.07 2020 12:00
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.