==POEZINË SOT E ARMATOSA !!!!==
=============================
Sa herë marr të shkruaj poezi
Siperfaqen e detit marr per leter
Lapsin e mpreh si pushken në sy
Vargjet i radhis si fisheket në kreher!
Tek shkruaj e radhis vargun me varg
Më duket se me anije u nisa lundrim
Se dhe poezia si topi qellon larg,larg
Të dridh zemren, s’të vret të fal frymzim!
Per tabelë shënjë kam shokët e detin
Me flurudhë vargjet në zemer tua çoj
S’kam nevojë të shkoj të shoh rezultatin
Se me zemer i shkruaj e në zemer do u shkoj!
S’e di pse sot poezinë e armatosa
Dhe vargjet i bëra si kurr luftarake
M’u kujtue jeta ime në det e vendosa
Poezi luftarake ka qenë jeta ime ushtarake!
Poezia është dhe luftë dhe paqe
Dhe det i qetë qendisur me valë
Rimat puthin vargjet njënganjë në faqe
Por është dhe betejë a det me 9 ballë!
Nëse sot ndryshe vargje kam shkruar
Sikur dhe vargjet eren e barutit kanë
I shkruajta vetë per të mos i harruar
Se pushka e lapsi si moter e vëlla janë!
Mëhill Marku
Shëngjin: 08.08.2020 19:58
==============================