2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Mëhill Marku

 

=KUR DOLA NË VERMOSH SIKUR ================HIPA NË QIELL !==
Kur u ngjita lart në Vermosh
Sikur u ngjita atje në qiell
Naten fjeta pyjeve me hënën
Diten shetita mrizeve me diell!
U perqafova njënganjë me malet
Si burri takohet kokë më kokë me burrë
Njeri më dukej krejt si Prek Cali
Tjetri shembllente si Bajram Curr!
Neper rrugë,shpate,male e leqe
Në pyje ku mrizojnë shtojzovallet
Ku s’i hedh dot sytë nga thellësi e keqe
Se të duket se sheh fantazma legjendash!
Ngjyrat,njerzit, veshjet,si ngjyra ylber
Ku nga shtatë bjeshket zbresin vajzat hipnotizuese
Dhe malet lidhur sikur hedhin vallen në erë
Në logun e zanave kur zbresin si nuse!
Dhe kur etja buzët mi zhuriti mua
Shkova te dy gurrat që s’i kisha dëgjuar kurrë
Gurra e Smutiroges -uji i mirë per grua
Dhe Gurra e Seferces uji i bekuar per burrë!
Dhe në qafë të Perdelecit u ula me pushue
Ku dikur burrat mblidheshin në kuvend
Sot si teater per miset që zanat kanë ndertue
Ku hyjnore nuset shëndrijnë nur e shend!
Dhe në bjeshkë me zanat u ula me mrizue
Dhe hipur mbi kal mes miseve si dhënderr
Sa shpejt më doli gjumi e jam kujtue
Se ishte veç deshirë, ishte veç ëndërr
Mëhill Marku
10.09.2020 17:35
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.