=== TI PER NE KE VEÇ DITËLINDJE !!!

===========================
Se si shkun e po ikin si dy shekuj dy vite
Me mallë e shumë dhëmbje ngarkuar
Sa do të doja sot tu uroj, ti shoh sytë
Të gezojmë ditëlindjen duke festuar!
E pa mëshirë jeta na ndau
Na thau shpirt,na dogji malli
Ti në shtëpi të re atje në varr
Unë në shtëpi në varr persgjalli!
E di ti sot shumë më ke pritur
Të vi e ditëlindjen tuaj ta uroj
Më fal e mos rri e merzitur
Shpëtofsha gjallë nuk do vonoj!

Nuk merzitem dhe në vdeksha
Do të vi bashkë të rrimë të dy
Të më duash siç unë të deshta
Ti puthim njeritjetrit ballë e sy!
Nga halli e malli ta kemi bërë varr
Rrethuar me gjelbërim, lule si lëndinë
Shpesh më shko mëndja të vi të të marr
Ose të vi dhe unë tek ti e dashur Pinë!
Jo: ty kurrë nuk të harron vdekja
Mes nesh je e gjallë, frymon me ne
Në të harrofsha në dhe u tretsha
Per mua e fëmijet veç ditëlindje ke!