==NA BASHKOJ LUFTA
=======NA NDANË PARTITË!!=====
=================
Sot takova një ish partizan
Në gjoks i ndrinin dekoratat
Shpesh lëshonte një ofshamë
I kujtohej lufta në monopatet.!
Tek shikonte emrat në mermer
E fotot u ledhatonte me dorë
I rrodhen lotet faqeve si aherë
Kurë shoket i ranë dëshmorë.
Të çmallet u ul në një varr
Te shoku që perkrah luftoi
“Kot shpëtova plumbi pa më marr
Ndaj erdha sot të të takoj.”!
Të të takoj e të puth në ballë
O shoku im jeten e bëre fli
Per ty shpirt e zemer kanë mallë
Një tufë lule i solla sot për ty.
Atë ditë që në luftë mbete ti
Ishte dita e fundit e luftes
E mban mend atë që kishim përbri?
Sot s’erdhi te ti, po shetit rruges.!!!!
Ka vite që bashkë nuk të vijmë
Si ahere kur të qanim te koka
Sot larg njeri tjetrit rrimë
Na bashkoj lufta ,na ndau koha.!
Dhe u ndamë kot për një datë
Dje apo sot lufta kurë mbaroi?!
Nga i erdhi gjithë ky mllef ,inat
Dhe diten që re ti ,e ngatrroi.?!
Eh vëlla si na erdhi kjo ditë
Të ngatrrojmë diten e çlirimit
Sot çlirimin e vendosin partitë
Jo partizanet në zjarrin e luftimit.!
Fli i qetë o shoku im partizan
Shpesh ju kujtoj e kamë mallë
Sot për daten merakun e kan
Jo për plumbin që të mori në ballë.!
Një pyetje për partitë e kam:
Pse si ne në luftë s’bashkoheni?
Sot në paqe ju bëni ham ham
Ne e çliruam e ju ndertojeni!
MËHILL MARKU