14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Mëhill Marku

==SOT JANË MERZIT DESHMORET PER NE !==

================================
E di se më keni prit sot o Nënë Shqipëri
Bashkë me gjithë bijët tuaj deshmorë
Më kanë mbyll deren e s’më lanë të vi
Veç nga shtëpia u nderoj me zemer e dorë!
Eh si erdhi sot e trishta ditë si erdhi
Dhe lule të mos u biem atje te varri
Se ju dhe kur ahere kërciste maliheri
“Në sulm perpara” sokllinte shqiptari!
E pashë Nënë Shqipëri sot je merzit
Dhe deshmoret e lëshuan një gjamë
Ku jeni burra u mbylli një biçim covid
Kur ne s’pyetem per Hitler e gjermanë!?
Me shpirt i perqafova gjithë deshmoret
Por s’munda tua puth fotot në mermer
Do vi o trima sa virusit ti djegim taborret
Tu sjell lule,tu nderoj,tu puth si perherë!
I turpëruar mbeta sot unë o Nënë Shqipëri
Dhe para Qemal Stafes e ty o Vojo Kushi
Ju me lavdi u mbuloi perjetë epopeja histori
Ne coronavirusi na bëri sikur s’jemi askushi!
Dhe ju o trimat e detit Spiro Kote, Ilia Dashi
Më keni prit si gjithëmonë tu sjell një buqetë
Në anije sikur levizni nga kiçi gjer te bashi
Ju jeni gjallë, mes nesh, lundroni prap në det!
I ngujuar sot unë në llogoren anticovid
Si i plagosur rëndë e prap gjallë mbi dhe
Që do merzitem sot per ju e kam ditë
Por sot u merzitet më shumë ju per ne !!!
Mëhill Marku
Shëngjin : 05.05.2020 11:10

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.