0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Mëhill Marku

= DHE MUA MA KANË PRISH TEATRIN !!!==

==============================L'immagine può contenere: una o più persone e persone in piedi
Këto ditë kam ndjek zhvillimin e protestes
Prishja e teatrit dhe mua më shkaktoj dhëmbje
Dhe mua ma kanë prish teatrin e Nendetses
Por kurr Nendetsen s’ma shkulën prej mëndje!
Se dhe deti e anijet, marinaret janë teater
Dhe më i vështirë se sa teatri kombëtarë
Nëse aktoret pas shfaqjes shkonin në vater
Teatri ynë në det vazhdonte ditënatë pa ja ndarë!
Nëse aktoret në teater luajnë vetem rolin
Ashtu siç e ka shkruar autori i drames
Nenujsat , marinaret bëjnë dramen e rolin
Dhe kush s’i duartrokiti, sju gezuan fames!
Dhe sot i kujtoj me nderim e mall korifejt
Që me shpirtin e tyre na bënë të qeshim e lotojmë
Kadriun, Robertin, Pjetrin,Loron, Prokop e Violeten
Ashtu siç sot më duket se prap lundrojmë
Me Petritin,Alekon,Skenderin, Beqirin,Jak Gjergjin!
Kështu si me teatrin ndodhi dhe me ne
Tek shkuam te Nendetsja per një pervjetor
Të hymë mbrënda s’na lanë, me ke e ke
U trishtuam sa na u duk vehtja si dezertor!
Ndryshe si artistpolitikët ne s’bëmë protestë
Dhe në Nendetse nuk hymë nuk e zaptuam
Ne shkuam te anija siç shkohet per festë
E puthem, e nderuam dhe ikem e shkuam!!!
Dhe sot më dhëmb në zemer e në shpirt
Që s’na lanë të hynim si në barkun e nënës
Dhe sot e kësaj dite ne ndjehemi shumë trisht
Ne që në Nendetse lamë rininë e jetes!
Në këto tre dekada shumë prishje kemi pasur
Që nga sistemi,uzina fabrika e kombinate
Per ca dhe shpirti sa s’na ka plasur
Per ca jemi gezuar si në ëndrrat e bukura të nates!
Teatrin tuaj ashtu si dhe Nendetset e mija
Koha i kishte plakur, lodh e amortizuar
Të ngremë një të ri madhështor në themelet e tija
Nendetset s’na duhen , s’është koha per të luftuar!
Se teatrot kushdo qofshin nuk i bëjnë objektet
Ç’rëndësi ka një shtëpi pa njerz e familjarë
Në nderim të teatrit ju ndritni me talentet
Nendetset në kujtime ti ruajmë sa të jemi gjallë!
Jo, s’ bëhet teater pa artistë e aktorë
Jo, dhe anija nuk lundron pa marinarë
Të bashkohemi të gjithë me mend e dorë
Dhe teatrit të ri ti urojmë udhë të mbarë!
Mëhill Marku
Shëngjin: 19.05.2020 21:02
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.