7.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

Mëhill Marku

 

DUA QË SHPIRTI IM QIELLIT T’I NGJAJ !==

================================

Kur u zgjova nga gjumi sot

Binte e binte shi pa pushim

Herë më dukej se qielli pikon lot

Herë herë si motive në shpirtin tim!

Pikat e shiut ndiqnin njera tjetren
Si rruazat rrjesht në të gjatin zingjir
Ngjanin si fjalet në vargje që njomin letren
Shiu lag token vargjet shpirtin tim të lirë!
Ashtu si per qiellin deti është pasqyrë
Dhe pasqyra e shpirtit tim është letra
Deti e nxjerr qiellin kthjellët a të nxirë
Letra shpirtin tim me motive të reja a të vjetra!
Kam deshirë shpirti im qiellit t’i ngjaj
Por më shumë i kthjellët se sa i nxirë
Me mushtin e shpirtit vargjet t’i laj
Si shiu dhe vargjet jetes ti japin njomshti!
Që ra shi sot unë shumë u gezova
Se toka qe tharë dhe po e kerkonte
Dhe unë ca fjalë në vargje i rreshtova
Se shpirti fjalë e motive më pikonte!
Dhe prap them:shpirtin si qielli e dua
Si diell njerzve t’u jap pak shkelqim
Dhe po s’i ngjava faji mbetet mbi mua
Se herë herë nxihem e lëshoj ndoj vetëtimë
Ashtu si qielli që kthjellët e vranë
Dhe shpirti im kurr nuk gjen qetësi
Herë zjarr si diell e herë fresk si hanë
Shirat bien si motive e motivet bien si shi !
Veç pak nga qielli shpirti të ndryshojë
Në çdo fjalë timen shpirtin tua ndezë
Se do kemi kohë boll të pushojmë
Sa të jemi gjallë veç shkelqim e rrezë!

Mëhill Marku

Shëngjin : 21.05.2020 19: 54

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.