16.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Mëhill Marku

Jeta e natyra të ketë më shumë ëmbëlsirë !=
=================================
U ula sot të gjerbja kafen e mëngjesit
Dhe kafen po e perzjeja me sheqer
Mu duk se rrotulloja gjithësinë e universit
Ta ëmbëltoja se shqeto më dukej zeher !
Dhe e perzjeva ashtu gjatë e gjatë
Shije dhe ëmbëlsi t’i kishte sa më mirë
Dhe mendimet m’u rrotulluen pa kordinatë
A mos perzjerja na sjellka ëmbëlsirë? !
Sikur gjithësisë t’i hedhim pak sheqer
Dhe njerzimi ta perzjejë me doren e vet
Se dhe jeta pa ëmbëlsi është si zeher
Sa të na hidhërojë shqeto të jetë si sherbet!
Rrufisja kafenë e me mend fluturoja
A mos perzjerja na qenka gjë e mirë ?
Në se është kështu kurr s’do të pushoja
Që natyra e jeta të ket më shumë ëmbëlsirë!
Mëhill Marku
Shëngjin : 26.05.2020 19:33
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.