LOTI KTHEHET NË FJALË E FJALA NË LOT !=
====================================
Jo kurr nuk e kisha provuar
Atë që unë provova sot
Kur loti mu kthye në fjalë
E fjala mu kthye në lot!
Kujtimi i paharruar per ty
O Pinë në jetë gjallë më mba
Dhe pse më ka ik njeri sy
Dhe pse më është thyer njeri krah!
Si një shekull kaloi ky vit
U bë një vit që s’je n’kët botë
Dhe dielli sikur më pak ndrit
Dhe hena s’ndriçon e plotë!

Ti e dashur Pinë sikur je fshehur
Dhe unë genjehem se do vish një ditë
Si gjithëmonë dhe në mermer duke qeshur
Dhe buzëqeshja jote na jep jetë e dritë!
Nëse ti jo nuk mund të vish
Ti Pinë , jo kurr mos u merzit
Që sot ta jap fjalën e ta dish
Do vi unë te ti ndaj më prit!
Ndaj kurr nuk e kisha provuar
Atë që me dhëmbje provova sot
Per ty Pinë loti m’u kthye në fjalë
E fjala per ty m’u kthye në lot!
Mëhill Marku
( në kujtim të bashkëshortes time Pina Marku që sot bëri një vit që është ndarë nga jera! Pushofsh në paqe e dashur Pinë!)
Shëngjin : 28.05.2020