19.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Mehmet Rrema

MË IKE I DASHUR, SYTË M’I KTHEVE NË KRUA
(Kohës së shkuar)
Mbrëmja uli vellon në liqenin e qetë
Valët e lehta lozin me kallamishte
Qante e mjera vajzë, qante me dënesë
Po si nuk të erdhi keq që më le dhe ike
Mallkuar qofsh ti liqen i kaltër dhe i thellë
Fundi t’u ktheftë në shkretëtirë që djeg
Ia hape rrugën të ikë, e mua vetëm t’më lërë
Me qyqen, zogun vajtimtar, të vajtoj në breg
Ty natë e zezë, të mbuloftë zi’ e përjetëshme
Që i fshehe thellë në gjirin tënd, në errësirë
Më thuaj, pra të lutem më thuaja ti kallamishte
Thirre vdekjen të vijë t’më marrë, kij pak mëshirë
Më ike i dashur sytë m’i ktheve në krua
Më le në gojë të ujkut të digjem, të zhuritem
Më le mes bishave të egra,që të lozin me mua
Eja dallgë e zemëruar më fut në gji, të mbytem
Digju shpirt i vrarë kthehu në hi, më iku dashuria
Vdekje, të lutem ty, eja me përqafo, kij mëshirë
Me ty të martohem të kaloj ditë e helmëta të mia
Se ai qe më donote mbrëmë iku, iku nga Shqipëria
Ik dhe ti zemër, dil nga gjoksi, imja më nuk je
Je dhurata, që atij kisha bërë, mbrapa nuk e marr
Ai iku, rruga iu ktheftë në dritë për të parë dhe diell
Shko atje, tek ai dhe thuaj se mua më gjen në varr
Zemërën po ta çoj, s’kam çfarë ta dua, mbaje ti
Trupin me vdekjen le ta martoj, ajo t’më marrë
Jeta pa ty s’është jetë, kuptim s’ka, këtë ti e di
Po erdhe një ditë lulen “Mos më prek” sillma në varr
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.