UNË ATË PORTRET E MBAJ SI HAJMALI
Shtatë herë je rrëzuar i dashur
Dhe shtatëdhjetë e shtatë je ngritur
Çdo kush që të ka shtyrë
Veten e ka parë në humnerën e historisë
Duke u kacavjerrë si një reptil pa sy
Ec, shiko mbrapa, ndal e nga pas pështy
Nëntëdhjetë e nëntë herë mbi ty
Urrejtja ta ndezte zjarrin e egër
Kockat të t’i bënte shkrumb dhe hi
Në të njëqindën…
Në të njëqindën një zambak hapte gonxhe, për çudi
Dhe çelnin bozhuret ,çelte Jasemini erëplot
Në portretin tënd ranë shumë mallkime
Shumë kanë dashur ngjyrën t’a shëmtojnë
Por askush nuk ka mundur ta nxijë zemrën tënde
Unë atë portret e mbaj si hajmali
Me atë portret para botës
Kërkoj vendin që më takon
Sa herë i puth sytë tuaj të ndritshëm në atë portret
Marr forcë, guxim optimizëm që më trimëron
Thërras Gjergjin e Madh të vijë hipur në kalë
Se vetëm ai nuk u përkul para joshjeve dhelprake
Të Hamzave të kohës
Që kurrë nuk paskan të mbaruar , o vaj medet!
Ti kërkon krenarinë në atë portret të na japësh
E di, ke nevojë për Gjergjë dhe Ademë
Para teje krenarisht përkulem dhe bij në gjunjë
T’i puthsha këmbët tuaj mbështetur në shkëmb graniti
Nuk ka stuhi, nuk ka furtunë
Që do të shembë ty o vendi im
Me gjak nga trupi i demit ushqehen rriqnat
Por një ditë ato fryhen dhe pëlcasin
Me emrin tënd kërkon të luaj ndonjë mjeran
Por koha, ah koha jote, kurrë nuk perëndon
Stinët e luleve vijnë dhe t’i me ngjyrat e bukura kuq e zi
Para botës del plot krenari