13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Mehmet Rrema

MIRËSE VJE

Mos më thuaj lamtumirë, të lutem, qëndro
Është e dhimbëshme kjo fjalë për një zemër
Do të më mbetet përgjithmonë një tatuazh malli
Toka do të digjet dhe çahet nga loti
Stinët do të paralizohen dhe më nuk do të ndërtohen
Mos e shqipto atë fjalë të paktën provo të mos ikësh
Sa herë lind dhe perëndon dielli ju pres
Një fjalë, një premtim shpejt kthehet në borxh
Mos i lë ëndrrat të zverdhen si gjethet e vjeshtës
Shpirti ka nevojë për gonxhe e freskëta të majit
Për këngën e zogut dhe përqafimet e ngrohta
Shpirti ka nevojë për fjalën mirësevjen ju lamtumirë
Le ta presim vjeshtën kur mblidhet molla
Me shporta në krah të mbledhim miqësi
Oh të lutem, qëndro, mos bëj të digjet bota
Çfarë është ikja, kur zemra ka nevojë për dashuri
Veç pranë njëri tjetrit njerëzit gjejnë lumturinë
Mos ja fal zemrën akullit të trashë të ikjes

Fjala e dhën,është premti, që mbetet në zemër

Borxh për gjithë jetën apo krenari

Le të jetojmë në buzëqeshje e ëmbël të stinëve

Se për një buzëqeshje kemi nevojë unë dhe ti

Mos e thuaj pra fjalën lamtumirë

Në jetë na duhet fjala e bukur “mirëse vjen”

“”””””””””””””””””””””””

SHKENCË ANTI SHKENCË
Kur lindi Adami zjarri nuk qe shpikur
Por koha pat lindur shumë më parë
Nuk di të ftohtin ai si e ka duruar
Akull, dëborë, shi, por dhe diell e vapë
Nga brinja thonë nxorri gruan e tij të mirë
Nga kromizomet u ndanë sekset thonë të tjerë
Unë sot sa e paskam të vështirë
Të besoj shkencëtarë apo klerikët e mjerë
Shkencëtarët thonë se në laboratorë
Do të krijojnë njeriun modern shumë shpejt
Klerikët betohen se s’është në dorën tonë
Zoti do të zbresë në tokë me të vërtetë
Shkencëtarët pushtuan planete Hënë a Mars
Synojnë të zbulojnë gjithë galaktikën
Klerikët betohen se nuk kanë asnjë fakt
Vetëm se kanë modernizuar gënjeshtrën
Unë në mes të udhës në kryqëzim nga të mbaj
Tek shkenca më vjen të besoj
Por dhe fjalën e klerikut si mund t’a mohoj
Më thoni, pra kujt t’i zë besë që të shpëtoj
Një gjë mund të them me siguri
Të gënjeshtra këtu është shumë e madhe
Ku është Zoti që do të vendosi drejtësi
Kur bota jonë ka kaq shumë padrejtësi dhe halle
Klerikët flasin për parajsën
Gënjeshtër them; me bindje të plotë
Kush qe atje u kthye dhe na tregoi çfarë pa
Jo, klerikë të mjerë, parajsa është mbi tokë
Shkencëtarët thonë zbuluam një planet të ri
Keni arritur deri tek i madhi diell
Mirë more zotëri po pse nuk shpikni një njeri
Që luftë e gjakderdhje botës të mos i sjellë
Kujt t’i besoj as vetë nuk di
Më duket se zot mbi zot është kapitali
Bisha më e egër je ti njeri
Që botës sonë po ja vë zjarrin
Kur lindi Adami nuk kishte njerëz të tjerë
Perëndia e krijoi atë vetë me dorë
Mos shkencëtarët po kthehen në perëndim këtë herë
Duke krijuar njeriun, në laborator

Jam mes katër rrugësh nga të shkoj

Qyshkur bota u krijua thonë se krijuesi është qiell

Kur njeriun e krijuakan dhe në laborator çfarë të besoj

Shkencë anti shkencë në mëdyshje jam këtë herë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.