SOT NË KËTË DITË KORRIKU
Sa fëmijë sonte në këtë natë korriku
Kur vapa djeg,
Dhe më shumë se vapa
djeg skamja
Ulen në sofër vetëm për të shqiptuar lutjen:
“Bukën tonë të përditëshme falna sot”
Ulen me duar bashkuar e sy nga qielli
Ndërsa në sofrën e mjerë
Që qendron këkëulur
Buka e përditëshme
Nuk ka mundur të arrijë edhe këtë natë
Ndoshta nuk do të arrijë as nesër…
Dhe fëmijët,
E bashkë me ata dhe të moshuarit
Presin me sy nga qielli
Presin me sy nga dera
Ndërsa varur në murë qëndron
Kryqëzuar Jezusi i gozhduar në kryq. Simboli dhimbjes
Ai ndjen në shpirt
Dhimbjen e gozhdëve të tradhtisë
Ndërsa të skamurit e shekullit modern
Ndjejnë dhimbjen e urisë
Dhe së bashku; ai në mur, ata në sofër
Mbi shpatulla ndjejnë peshën e padrejtësisë
As Zoti nuk besoj se kënaqet
Nga kjo skenë tragjike
Ku luhet akti i parë i tragjedisë njerëzore
Nuk besoj se në interval
Do të ngrihet në këmbë
Dhe me duartrokitje frenetike të thotë: “BRAVOOOO “
Kënaqen nga kjo skenë
Kapitalistët, oligarkët politikanë
Kënaqen prodhuesit e armëve dhe shpikësit e viruseve
Sepse kështu
Miliardat dhe fama e tyre shtohen
Siç shtohet konkurenca për të zotëruar botën
Sot në këtë ditë korriku
Kur vapa dhe urina djegin zemrën e të skamurve
Nëpër kancelari të e shteteve të forta
Ndryshohen kufinj kombesh
Nëpër sallat e luksoze zotëruesit e globit
Freskohen me shampanjë…nga më e mira