16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Mehmet Rrema

PYLLI KA VESHË, FUSHA KA SY

Sa herë keni ecur rrugëve tona të frikësua
Se aty këtu mund të na dilnin fantazmat
Pylli ka veshë, fusha thoshin ka sy
Në veshë e sy shpesh ktheheshin rrapat
Ndonjëherë në fantazinë tonë çfaqej dikush
Me sy ciklopi e fytyrë kameleoni
Flisnim përçart me vete gurët na dëgjonin
Shpirt ndrydhur, xhaketa heshtëte
Frynin mbi trupin tonë rryma ajri me furi
Ngrinte nëpër vena gjaku kallkan
Ëndrrat, ah ëndrrat si degë të thata këputeshin
Pas çdo çasti akullin tinëz kafshon
Ecnim nëpër shabllone pantomime gdhendur në shpirt
Nëpër tunele të errta flinim mes fantazmash
Të cilat orë e çat mprihnin dhëmbët prej vampiri
Për të na i ngulur thellë deri në palcë
Edhe kujtimet bashkë me shpresat
Lëngon në shtratin, ndërtuar ne lela të jetës
Si në vegim nëpër zigzage e e hone të thella
Ecnim rrugëve me gjemba nga lindja në perëndim
Shpesh lindja dhe perëndimi në rrugën e tyre
Ishin kaq pranë sa, vështirë të dalloje njërën nga tjetra
Ndoshta këtu buronte shprehja se
“Motër dhe vëlla është lindja dhe vdekja”
Në zorrët e uritura të rrugëve tona
Ngjisheshin tamponë artificial të lëvdatave
Lindur nga truri i sëmurë i Zeusit të çmendur
Hipur mbi Olimpin e plepave që përgjojnë
Zorrët e uritura të ngatërruara të rrugëve
Shpesh ulërijnë si i mbyturi në fund të pusit
Por zëri nuk arrin ta dëgjojnë as vetë ato
Pasi mbyteshin nga bubullimat e shurdhëra

Shpesh herë kur zgjoheshin pëllumbat

Përballeshin me “pupacët” e varur në plepa

Rreth të cilëve silleshin macet e zeza

Duke gjuajtur për “minj”

“””””””””””””””””””””””””””

Ç’JETË E LARMISHME!
Sot pas dite vranë një djalë në mes të rrugës
Me breshëri i zbrazën plumbat nga automatiku
Njerëzit e tmerruar u larguan nga mundën
Asfalti i rrugës së qytetit tim u skuq nga gjaku.
Oh, si breshër i rrëmbyer u derdhën plumbat
I riu me fytyrë përtokë, nuk nxorri asnjë fjalë
Ikën vrasësit e maskuar hipur në motor
Askush nuk i njohu,apo kot thanë s’ i kemi parë
Më vonë u dëgjuan sirenat e ambulancës
Erdhën dhe policia me zhurmë e rropamë
Aty pat mbetur rruga e skuqur dhedjali vrarë
Qyteti im shpesh trembet nga krismat në rrugë
Në kujtesën e njerëzve mbeten çastet tragjike
Si një tatuazh në shpirt që nuk hiqet kurrë
Ndonjëherë shkruajë gazetat japin lajme
Por lajmet shpejt zevendësohen nga të tjerë
Përjeton qyteti im çaste tragjikë në rrugë
Por në një tjetër rrugë muzika buçet
Disa entuziast thonë: ç’ jetë e larmishme
Ndërsa pijnë një shishe birrë dhe puthen në bordurë

Në rrugët tona indifereca martuar me frikën

Nxitojnë në takimin e para caktuar në kafe

Aty, ku, sonte lënë natën, nesër gjejnë ditën

Breshër plumbash derdhen në rrugë tek ne

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.