MBETESH NJERI PA VLERË
Cilidoqofsh ti burrë-tra i shtëpisë thonë
Mundohu të mendosh për një çast
Se trarët po nuk patën murin ku mbështeten
Në baltë, dëborë a pluhur, përfundojnë
Sado lart në qofsh ngitur ti djalë bukurosh
Po edhe qiellin me dorë në e paç zënë
Shiko rrugën sido të jetë ngado të shkosh
Dhe mos harro se je mëkuar nga një nënë
Më fal, ti i veshur me rroba të modës së lartë
Që udhëton me makinë luksi me xhama të zi
Jeta për dreq ka ca kapriço, ta kesh të qartë
Një ditë ti mund të mos vlesh sa ai i varfer fëmi
Në jetë çdo njëri, e di; ka një yllë që e ndriçon
Ia ndrit rrugën, si busull në errësirë të thellë
Çdo gjë edhe mund të falet, gabimet domosdo
Veç gabim ndaj atdheut të kthen në të mjerë
Mbetesh një njeri pa vletë një mjeran
Kur shkel mbi amanetin e tokës së babës
A thua, nga një e ëmbël dashuri nuk je zënë
Por ke ardhur si jashtëqitje e zezë e tokës
Po pa vlerë mbetesh edhe ti burrë a djalë
Që nuk respekto, apo dhunon nënën a gruan
Ligësinë e shpirtit e ke të shkruar në ballë
Shëpia pa dorën e tyre tundet themeli i luan
Një gjysmë e vetme, dihet, nuk bën asgjë të mirë
Dhe ti burrë, gjysmë pa vlerë mbetesh më shtëpi
Nëse gruas a motrës ua cënon dëlirësinë
Mbetesh gjysmë e kalbur që humbet hijeshinë.