NUK HAROHET

Gojë ëmbël, rreze drite
E kuptueshme, shumë e sjelldhme
Vetëm fjalë të buta din të flet
Nxënësit në shpirt i prek
Dashuri din të dhuron
Me dashuri mësimin e spjegon
Ke ëndje ta dëgjojsh
Mësimet i kupton
Me vite nuk i haron
Çfar magjie përdor?
Dëgjon e nuk mërzitesh
Këshillon, të udhëzon
Tërë jetën buzëqeshur qëndron
Kush ka pas fat profesoresh ta ketë
Shumë gjëra ka mësuar në jetë
Mejrem Kajolli Tusha
“””””””””””””””””””””
MËSUESJA
Mësuesja ime
ka shumë profesione
Për çdo gjë gjen zgjidhje
Ajo ka shumë prirje
Është gjykatëse
mjeke, aktore
kuzhiniere
dhe moderatore
Na flet për sjellje
respekt e ndershmëri
Na e do të mirën
si nëna për fëmijën
Mejrem Kajolli Tusha
“”””””””””””””””””””””””
ADEM JASHARI
Je shqiptar i malësisë
Kosovar prej fëmijërisë
Sy pa trembur për vatan
Për trojet e tua sulltan
Luftetar e dëshmor
Që e mbrojte tokën amë
Amanetit të parëve
I dole krah, të bukurit vatan
Në vizit të gjithë vijmë
Faleminderit për të thënë
Ti na sheh prej kaltërsisë
Hero i madh i lirisë
Mejrem Kajolli Tusha