13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Mejrem Kajolli Tusha

JETA NË JETË

Jetë e grisur, e kafshuar
Në çdo anë e masakruar
Jetë pa nënë
Me plot njerka
Pa kafshat të le te dera.
E pret nusen e llastosur
Deri dje e leckocur
Sot me take përpëllosur
Ta hedh bukën e mykosur.
Ishim të parët anë e mbanë
Mbetëm të fundit jaran
Fukarenj e të mllefosur
Pse s’dëgjuam mend të përsosur.
Jeta ec, s’di të ndalet
Ushton britma nëpër malet
Mos e le këtë tokë
Është burim i plisit në kokë
Të jep jetë
Të jetëson
Askush më mirë s’të vlerëson.Mund të jetë një imazh i teksti

Mejrem Kajolli Tusha

“”””””””””””””””””””””””

SHPIRTI NUK PLAKET
Harrojmë vitet Në mendje ende jemi të rinj Gjimnazistë të pa ndalur me shamata të pa kapur.
Bota jonë nuk ndryshon edhe pse beli na shtrëngon Këmbët ndjejnë dhembje Mendja gjithmon kujton përjetimet nuk i harron.

Mallin dhe dashurinë në takime mbulojmë edhe shokët në amshim ti përmendim nuk i harrojmë.

Mejrem Kajolli Tusha

“”””””””””””””””””””””””

Liria njerezore
Liria
Fjalë madhështore
Të gjithë e duam
Lujftojme, derdhim gjak
Të shijojmë liri ne bark.
Pa liri
Skllevër në liri
Kërkojnë drejtësi
Gjithë të shukatur
Të shurdhër, memec, të verbër.
Pranga të padukshme
Sundues me shuplak të zbrazur
Gati për të rahur
Ndalesa, ndalesa
Ik, ik, shko…..kot…
Liria njerëzore
Jetohet ndryshe
Frymon me mushkëri
Flet e qeshesh me lumturi
Slejon askush të të mban në robëri
Vet vendos me maturi.

Mejrem Kajolli Tusha

“””””””””””””””””””””””

KUJTIMET
Kujtimet janë shpërndarë nëpër dhomë
Filxhane të zbrazëta,
të thyera,
dera gjysëm e hapur
Aroma e parfumit ende ndjehet në dhomë
Mu thanë buzët,
Mos më le
Mos shko
Vetmia është e hidhur.
Kujtoje ditën kur të putha për herë të parë
Jehona e të rahurit të zemrave tona
e mbuluan dhomën
Kthehu!
Jashtë është shumë ftohtë.

Nuk do ta mbylli derën

Me drita të shukur, në errësirë

do ta pres ngrohtësinë e verës

ta sjellish te dhoma jonë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.