7.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Mentor Isallari

FESTOVA DITLINDJEN TIME SOT

.Mund të jetë një imazh i 1 person, pije dhe ambiente të jashtme

Si për ditlindjen time sot

Dola të pi një kafe bashkë me vitet e mia

Po bisedonim tamam si shok

Derisa na ardhi porosia

.

Dhe kur shikoj pas pak

Na vjen tabakaja mbushur plot e përplot

Ishin bërë aq shum porosira

Sa nuk e imagjinoja dot

.

Kush kish porositur lodra fëmijësh

Dikush tjatër kish marrë për të ngrënë mish me pilaf

Pash që kishin porositur rroba të reja për të veshur

U çmënda nga ç’pashë mó e thash isaf

.

Ngaqë ishim shumë 50 vite nuk i thonë pak

Bashkuam 10 tavolina se nuk na nxinte

Po i uroja vitet e mia kokë më kok

Ata mo miq merreshin me njëri tjetrin dhe për mua asnjë s’donte tia dinte

.

Shkoj pak më tej e pash nga fundi disa tryeza

Që ishin mbushur plot me majë

Kishin porositur shum ëndrra e dëshira

Ato kanë skaduar mendoja, tani kush do ti hajë?

.

I lash vitet e mia të festonin

Me lodrat dhe ëndrrat e bukura aty

Si u ngrita hodha pallton supit

E mora rrugën drejt perëndimit ashtu në vetmi

“”””””””””””””””””””””””””

AH SA TË DËSHIROJ SONTE

.

Këtë natë doja të të ndjeja

Më ka zënë malli të prek trupin tënd

Ah.., sa shumë puthje do të jepja

Do të puthja në çdo vënd

.

Këtë natë doja të të kisha pranë

Ta vija dorën time aty, mbi zemër

Puthje të nxehta të shkëmbenim

Kam shum dëshirë sonte të kem pranë një femër

.

Embëlsinë e buzëve të tua të shijoj

Që nga mbrëmja deri në mëngjes

Pastaj të rri e të të shikoj

Si djelli kur bie mbi barin me ves

.

Dua ti ndez yjet sonte për ty

Që sytë e tu të shkëlqejnë

Nata të bëhet ditë o “perëndi”

Dhe të tjerët le të flenë

.

Të digjemi bashkë në krevat

Trupat tanë të bëhen shkrumb e hi

Majë çatisë të dali flakë

Me çakmak buzët e mij

.

Këtë natë dua të provoj pak nga të gjitha

Puthje plot epsh e kafshime

Derisa të më bjerë koka në prerin tënd

E gjumi të më zinte pastaj mes ledhatimesh

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.