Kush eshte poetja “Mercedes Gega”?
Mercedes Gega ka lindur më 27.09.1980 në Dërmënas, Fier. Ka përfunduar studimet e larta plus master profesional në universitetin “ALeksandër Xhuvani” Elbasan në degën “Gjuhë dhe letërsi shqipe”, profili mësuesi. Veprat e botuara: “Një copëz jetë”, Poezi, “GlobusR” – Tiranë 2007 “Fjalët e pathëna”, Poezi, “Morava” – Tiranë 2011. “Vjeshta është shtëpia ime” – Ombra GVG- Tiranë 2020 Boton rregullisht ne shtypin e shkruar dhe atë on-line. Jeton në Korfuz-Greqi prej vitit 2015.Poetes i urojm suksese, ne rrugtimin e saje te bukure s’bashku me fjalen poetike. Gjin Musa,botues.
Sot
Sot mbush fiks një jetë që dje!
Toka ende rrotullohet…
Unë fle të mos ndiej turravrapin e saj…
Nën çarçafë nata numëron sa vende më kanë ngelur
pa kafshuar ende nga pyetja retorike:
“Përse duhet të dashurosh si fëmijë?…”
Fiks një lumë drite mes nesh nga dje!
Uji i ftohtë m’i bën bashkë copëzat e mëngjesit në sy!
Marramendem…
…rrjedhës së ujit i dorëzoj fytyrën…
ajo më kthen këngë zogjsh…
Zhurma makinash…
Përshëndetje formale…
Hapa të përgjumur…
Puthje të padhëna…
Një qytet zgjohet brenda meje…
Fiks një jetë nga dje…!
“””””””””””””””””””””
Përqafimit tënd…
Heshtim…
Sonte mos kërkohemi në fjalë!
Lermë…
Përqafimit tënd të derdhem
Si shirat e vjeshtës brazdave të tokës së tharë…
Pastaj…
Mblidhmë puthjesh çdo psherërimë largësie…
Frymëmbahem…
Kam kaq mall sonte…
teje, të ndjehem e gjallë…
“”””””””””””””””””””””
“”””””””””””””””””””””
Plot
Tani dhe unë…
Vjeshtë e poezi…
…dhe bota një unazë e re drite
në përtëritjen e një martese dje-sh…
Frymëmarrje…
Plot.