Jam si deti,
e paqtë, luaj me të.
Mos e tërbo ,
në s’do të mbetesh
fjalë e harruar.
Të vish tek unë ,
Po po,
Te hysh në shpirt të le
As ti s’je unë
As unë s’jam ti.
Unë jam ne paqe,
deri në pafundësi.
Shpirti im,
I lirë deri në harrim.
Pres te perditshimin agim
Një melodi marr nën zë,
E pres se si do mundet
Që dy shpirtra ti bëj një.!
Rrugët bosh..
Bota e mbyllur në shtëpi për shpëtimin e njerëzimit,
Bota del në ballkone dhe merr frymë jeta
Bota këndon sepse shpirti i tyre dëshiron gjallërimin,
Bota vallëzon sepse “armët”nuk dorëzohen me lehtësi.
Bota brënda saj ka ende rezerva,
Forcën dhe durimin.
Gjithçka do të bëhet
Ne nuk bëhemi përsëri
Ne kemi lindur njëherë
Gjithçka do të shkojë mirë.!
Qielli blu..
Një emigrant ideal
niset për në vendin e panjohur,
Mijëra duar
mbahen nga copa qielli që udhetojnë,
Sytë kanë frikë
nga format e errëta pa ëndrra
Fjalë jetime që fundosen ngadalë!
Vetëm zgjohu
Hap dritaren
Merr frymë thellë
Thith ajrin e mengjesit
Mban erë shpresë!
Kur bie erresira
Sa vetmi
Ne udhetimin e mendjes time
Nuk po gjej dot strehim.
Kur bie erresira
Hene e gjakosur
Hije pa drite
Ne qiellin tim jetim.!